Soreca në ceremoninë e ‘Tirana European Youth Capital 2022’: Europa është në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ceremonia e hapjes së “Tirana European Youth Capital 2022”, Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, iu drejtua me një mesazh të rinjve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve. Ai u shpreh se Europa është në Tiranë sepse në Tiranë është Europa. Ai vlerësoi angazhimin dhe punën e bërë nga ekipi i të rinjve dhe Bashkia e Tiranës për marrjen e titullit “Kryeqyteti Europian i Rinisë”.

“Kam takuar shumë prej jush në Tiranë dhe mendoj se potenciali juaj është shumë i madh. Është koha që të jeni aktiv dhe të siguroheni që të jepni më të mirën në këtë mundësi. Mos e humbisni atë. “Tirana European Youth Capital 2022 është dhe një shans i Shqipërisë. Është një mundësi për të gjithë të rinjtë që të adresojnë dhe të ndajnë perspektivat e tyre për të ardhmen që ju doni në BE. Si BE ne jemi këtu që t’ju mbështesim në bashkëpunimin me ekipin e TEYC dhe Bashkinë e Tiranës për ta bërë një histori të suksesshme. Ne duam të inkurajojmë të gjithë të rinjtë, veçanërisht ata me më pak mundësi që të bëhen qytetarë aktivë dhe aktorë të ndryshimit. Ne dua të promovojmë mundësitë duke mbështetur politikat për të rinjtë dhe zhvillimin personal të tyre. Ne duam të inspirohemi prej vizionit tuaj, iniciativës suaj. Qytetarë të ardhshëm të Bashkimit europian. Shqipëria dhe BE kanë nevojë për vizionin tuaj për angazhimin dhe pjesëmarrjen për një të ardhme më të mirë që është, më e gjelbër dhe më digjitale. Le ta përmbyll me moton time: Europa është këtu sepse këtu është Europa”, deklaroi Soreca.

Të fundit

“Berisha po sakrifikon opozitën shqiptare për të zgjidhur hallet e tij personale!”

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se Sali Berisha po sakrifikon opozitën shqiptare për të zgjidhur hallet e tij personale. Për ABC...

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Në rang qarku në Elbasan, Partia Socialiste ka...

Procesi i numërimit drejt fundit/241 mijë vota diferenca PS-PD-! Kush është forcë e tretë

Janë numëruar 4929 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 12 qarqet, ku janë numëruar...

Dasma e vitit, Jeff Bezos do të martohet me Lauren Sanchez në një teatër në Venecia

Sipas raportimeve të huaja, ceremonia pritet të zhvillohet në një teatër romantik në natyrë, me vendndodhjen që do të mbetet sekrete. Ceremonia do të zhvillohet...

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën!

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin e Komunitetit Politik Evropian...

Lajme të tjera

Web TV