U vra me plumb në kokë në Ekuador, Ergys Dashi ishte i fejuar, shumë shpejt do bëhej baba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ergys Dashi është shqiptari, i cili u ekzekutua disa ditë më parë në Guayaquil, Ekuador. Policia vendase është duke hetuar ende ngjarjen dhe gjithçka lidhet me një grup të strukturuar kriminal ku Dashi bënte pjesë. Sipas autoriteteve ekuadoriane, Dashi ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe në një pjesë të Azisë.

Historia e tij kriminale ishte aq e fshehur, saqë në Ekuador nuk kishte asnjë procedim penal dhe as nuk kërkohej nga drejtësia. Për këtë arsye, policia vendase ka treguar se ai ecte lirshëm nëpër rrugët e Guayaquil.

Së fundmi, JOQ ALBANIA ka zbuluar se Ergys Dashi ishte në një lidhje dashurie dhe së shpejti do të bëhej baba. Në redaksinë tonë kanë mbërritur fotot që Dashi bënte me të fejuarën e tij, të cilat postoheshin në instagram nga kjo e fundit.

 

Sipas një dëshmie, e fejuara e 34-vjeçarit, është në muajin e 9-të të shtatëzanisë dhe shumë shpejt pritet që të lindë. Siç shihet edhe nga fotot ata udhëtonin shumë të dy bashkë. Për çështje etike fytyra e vajzës do të mbulohet.

 

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV