E ardhmja e Armando Brojës, trajneri i Southampton jep mesazhin e qartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emri i Armando Brojës është lakuar shumë kohët e fundit, pasi janë disa klube që interesohen për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare që është i huazuar te Southampton.

Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hasenhuttl, ka qenë i qartë së fundmi për të ardhmen e Brojës, duke i thënë se është në skuadrën e duhur për t’u rritur.

“Ai e di se sa e rëndësishme është për të që të luajë vazhdimisht. Këtu atij i jepet ky shans dhe ka treguar se përshtatet me mënyrën tonë të lojë. Ka shumë shembuj ku lojtarët pas ndryshimit të klubit nuk kanë bërë të njëjtat paraqitje si me ne.

E rëndësishme është që ai e di këtë gjë, sikurse edhe agjenti. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Chelsea dhe jemi në kontakt. Ai është lojtari i tyre. Ne jemi përpjekur ta rritim këtu dhe mendoj se e kemi bërë.

Nëse ata mendojnë se duhet ta bëjmë këtë edhe një vit tjetër dhe nuk duan ta shesin në verë, atëherë nuk ka vend më të mirë për Brojën”, ka thënë trajneri i Southampton.

Të fundit

A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e...

Miratohet plani, një fushë futbolli në muzeun “Martin Cani”

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miratoi ndërtimin e një fushe me bar artificial pranë muzeut “Martin Cani”. Pas kërkesës së familjes Cani...

Kapet teksa tentonte të vidhte në një banesë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap në flagrancë teksa tentonte të kryente një vjedhje në një banesë në lagjen...

“Ore ç’punë keni me ata që mbjellin shalqi e pjepër?!”

Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar strukturat e Policisë së Shtetit, duke denoncuar thirrjen, të cilën ai e quan të paligjshme, në Komisariat të...

“Në tre mandate na lëruat nënën, tani do ktheheni nga baba”

Deputeti lushnjar Saimir Korreshi, ka mbajtur një fjalim sa ironik aq edhe denoncues për situatën në qytetin e tij, kur ka deklaruar se mbeturinat...

Lajme të tjera

Web TV