Dënimi i ish-ministrit Tahiri, reagon Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Sinjal i parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enio Jaço, Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-ministrin e Drejtësisë Saimir Tahiri, i cili do të vuajë dënimin me burg.

Jaço shprehet në deklaratën e tij se ky dënim ka ndezur sinjalin e parë se drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet dhe se fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë mund të ndëshkohen, po çrrënjos kulturën primitive, thelbi i problemeve në Shqipëri.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë thekson më tej se ky institucion e ka ngritur këtë shqetësim prej kohës. Sipas tij, ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm, por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik!

DEKLARATA E PLOTË
Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndezur disi sinjalin e parë se Drejtësia në Shqipëri po nis të zgjohet.

 

Pavarësisht masës së dënimit që kërkon guxim dhe “stomak të fortë” ligjor e profesional, fakti se zyrtarë apo ish-zyrtarë në nivelet më të larta të qeverisë mund të ndëshkohen po ç’rrënjos kulturën primitive, që përbën thelbin e problemeve në Shqipëri. Një fenomen i ngritur me shqetësim nga Dhoma Amerikane për padrejtësitë që prej vitesh vuajnë bizneset e ndershme në dyert e gjykatave, e që gjithashtu mban larg investitorët e huaj.

 

Por vendimi për ish-ministrin, s’do të thotë se Drejtësia sot është “perfekte”. Njerëzit kanë të drejtë të jenë skeptikë, sepse Shqipëria në historinë e saj nuk e ka njohur pothuajse kurrë Shtetin Ligjor, ka vuajtur nga një “Drejtësi e Përçudnuar” nën regjimin komunist, e më pas ka vuajtur një Kapje të saj pas viteve ’90.

Lexo edhe :  Çfarë problemesh kanë qytetarët e Tiranës para 11 majit?

Ky mund të jetë një fillim i gjatë në kohë, megjithatë sado i vakët të jetë ka bërë që sot disa njerëz të ndershëm të ndihen pak më mirë, disa të heshtin dhe të presin më tej dhe disa të pandershëm, por të fuqishëm të ndihen në siklet, e ndoshta dhe në panik! Por që drejtësia të nisë të gëzojë besueshmërinë e njerëzve do duhet kohë, dhe më shumë vepra reale të tilla, që të nisë të japë efektet e saj.

Enio Jaco

Të fundit

Gjesti i vendosur, ja çfarë do të bëjë nëse Xheneta do e kërkojë jashtë

Gjesti dhe Egli, dy ditë pas dasmës ku u shpallën burrë dhe gru, janë përfshirë në konflikte dhe debate...

Emigranti kthehet në Itali pas qëndrimit në kampin e Gjadrit, nuk do të riatdhesohet

Fitorja e parë në luftën kundër kalimit të emigrantëve mes Italisë dhe qendrës së paraburgimit dhe riatdhesimit u arrit në fakt nga dy avokatë nga Bari. Avokatët...

Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Melonin: Është një kryeministre e shkëlqyer

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Trump u shpreh se Meloni “i pëlqen shumë”. “Unë mendoj se...

Siguria në shkolla/ Qeveria merr vendimin: Dy oficerë sigurie në këto gjimnaze

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 81,...

Ngacmoi dy nxënëse në shkollën ku jepte mësim, ndalohet mësuesi në Librazhd!

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka nisur hetimet ndaj një mësuesi në Prrenjas, i cili është kallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV