Shqiptari Emanuel Bazanji: Ja si po i stërvis ukrainasit për luftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse qeveria e Ukrainës tenton t’i qetësojë qytetarët nga një pushtim i mundshëm i Rusisë, në terren gjërat janë krejt ndryshe.

Prioritet për ukrainasit e profesioneve të ndryshme është të mësuarit e përdorimit të armëve dhe mënyra e lëvizjes drejt bunkerëve në rast sulmi nga ajri.

Në rast sulmi ata do të përfshihen në atë që është pagëzuar me emrin Forca Territoriale Mbrojtëse e Kievit. Në procesin e trajnimit të civilëve të cilët do të vendosen në vijën e dytë të mbrojtjes është edhe një shqiptar.

Këto janë fotot ekskluzive të sjellë në Top Channel të ushtarakut shqiptar Emanuel Bazanji i përfshirë në stërvitjen e civilëve në një bazë ushtarake në Kiev.

Në një bisedë telefonike me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, Emanueli shpjegoi procesin e trajnimit.

“Çdo ditë ne trajnojmë 200 persona të ndarë në grupe.  Ne u mësojmë si të jenë të aftë të dine veprimet bazë dhe kujdesin ndaj armëve të zjarrit që të mos lëndojnë shokët dhe njerëzit e paarmatosur . Si të koordinohen në grup  e të lëvizin në formacione të ndryshme. U mësojmë metodën më efikase për hapje zjarri ndaj armikut.

Si të kuptojnë nga vjen goditja e zjarrit ndaj tyre në terrenet urbane ose në terrene pyjore. Rëndësi merr edhe se si ata të mbrohen e të evakuojnë shokët e plagosur duke u dhënë ndihmën e parë.

Se si të japin ndihmën e parë të lënduarve”,  tregon ushtaraku shqiptar i cili prej dy vitesh jeton në Ukrainë dhe është bërë pjesë e ushtrisë së këtij vendi pasi është pranuar dhe ka nënshkruar një kontratë.

Të gjitha këto tregon Emanueli për Top Channel, janë veprime ushtarake që mësohen në 15 muaj por po mundohemi t’ja mësojmë sa më shpejt civilëve.

Lexo edhe :  Pamje rrëqethëse, fëmija vrapon në shkollën që digjet pas sulmeve izraelite në Gaza

Ai tregon edhe detaje të tjera.

“Trajnimi ynë përfshin gjithashtu si qytetarët ukrainas të jenë  efektiv nën  komandat e liderit të tyre dhe sesi të jenë efiçent fizikisht dhe të mbrojnë territorin që i është caktuar. Merr rëndësi për ta të dinë si të mbrohen kur ka sulme ajrore, artileri dhe sulme të koordinuara nga ajri,toka së bashku. U mësojmë po ashtu përdorimin e granatave të dorës”,  thekson ai.

Emanueli shpjegon për Top Channel po ashtu, se ai këto trajnime i organizon në kuadër të përfshirjes së tij në atë që njihet si Legjioni Gjeorgjian, i drejtuar nga veterani luftës në Gjeorgji , Mamuka Mamulashvil.

Siç shihet edhe nga këto foto, mobilizimi i ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare./ Top Channel

Të fundit

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Lajme të tjera

Web TV