Autobusi del nga rruga, 13 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një aksident automobilistik në Java të Indonezisë, thotë policia.

Shoferi i autobusit, i cili transportonte 47 persona, ishte nisur nga Sukohartzo për të vizituar një zonë bregdetare, humbi kontrollin e mjetit gjatë zbritjes në një rrugë të pjerrët , shpjegoi policia të dielën në mbrëmje.

“Dëshmitarët okularë thanë se e panë shoferin në panik duke u përpjekur të përdorte levën e marsheve për të ngadalësuar, gjë që sugjeron se frenat nuk funksiononin ose ishin me defekt,” tha Ihsan, një oficer policie.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Indonezi, pasi shumë automjete janë në gjendje të keqe, si dhe infrastruktura, dhe kodi rrugor nuk ndiqet nga shumë shoferë.

Të fundit

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese  e...

Sot mbyllet raundi i parë i aplikimeve në universitete

Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin...

Lajme të tjera

Web TV