E reja gjen në bagazhin e makinës një burrë lakuriq, qëndronte aty prej 3 ditësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një e re nga Kanadaja është befasuar nga çfarë ka gjetur në makinën e saj. E reja ka publikuar një video në TikTok, teksa ka filmuar një burrë lakuriq që gjeti në bagazhin e makinës së saj. Në fakt, ai qëndroi atje për tre ditë.

Bethany Coker, pretendon se nuk e kishte idenë se burri ishte në bagazhin e makinës së saj, ndërsa ajo po kalonte nëpër qytet, duke bërë punë të ndryshme. Para se ta zbulonte, “kontrabandisti” i makinës së saj nuk kishte thënë as fjalën më të vogël.

“Pse je në bagazhin tim dhe pse je lakuriq?” Coker fillimisht pyeti burrin që gjeti, dhe ai i tha se ishte një lloj rituali. Më pas ajo i kërkoi të panjohurit të zbulonte se si arriti të hipte në makinën e saj dhe ai u përgjigj se “ai është djali i Papës”.

@bethanycoker This guy has been in my trunk since SATURDAY fully naked. It’s currently Tuesday. Guess I found out where the mud came from… #whatthefuck #foryou #fyp #nakedman #subaru #icannot #wtf ♬ original sound – bethanycoker

Një video e publikuar nga Kanadaja tregon policinë duke iu afruar makinës së saj ndërsa këmba e zhveshur e burrit del nga bagazhi. Më pas ai dëgjohet duke pyetur nëse mund të vesh pantallonat e tij, ku njëri prej policëve u përgjigj se “do ta vlerësonin”. Sipas Coker, burri ishte shpallur i zhdukur dhe pasi u gjet u dërgua në një klinikë psikiatrike.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV