Kryemadhi: Meta ka ambicie përtej LSI pas përfundimit të mandatit të presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli në “Log.” në ABC për mundësinë e rikthimit të Ilir Metës në partinë që ai themeloi pas përfundimit të mandatit në krye të shtetit.

Kryemadhi u shpreh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje rikthimi te LSI por ambicia e tij shkon përtej saj.

“Ilir Meta ka thënë do flasë vetë kur të ikë nga zyra e presidentit. Janë edhe shumë prapaskena të tjera për të krijuar destabilitet. Nuk më takon mua të analizoj këtë gjë. Mendoj që Meta nuk është thjesht çështje rikthimi në LSI. Ai del më tej se LSI në mendimin tim”, deklaroi ajo.

Ajo tha se nuk e ka konsumuar këtë bisedë me Metën pasi që prej djegies së mandateve ai nuk ka më besim te politik te e shoqja.

“Për hir të së vërtetës jam e bindur që nuk e konsumon një gjë të tillë, besimi im politik tek ai është zero. Jam e bindur që Meta nuk bën kurrë gabime. Edhe nëse bën gabime i bën për të testuar.

Nuk besoj se ka të bëjë me 6 Marsin. Populli i 2 Marsit ka qenë më shumë në Tiranë. Populli i PD kishte urdhër të mos dilte në shesh më 2 Mars”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Arrestohen 8 zjarrvënës, i riu dogji tokën pas sherrit me fqinjët

Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të...

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Lajme të tjera

Web TV