Nga 1 qershori nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike, Kumbaro tregon sanksionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga 1 qershori i këtij viti do të ndalohet prodhimi, shitja dhe futja e qeseve plastike për përdorim individual.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro deklaroi në një lidhje përmes skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ se qytetarët apo bizneset do të penalizohen me gjoba në rast se kapen duke përdorur qeset plastike. Në kudër të kësaj nisme, Kumbaroi apeloi që qytetarët të ndërgjegjësohen.

“Kjo është nismë e qeverisë shqiptare që në mandatin e dytë kur nisi një fushatë komunikimi. Jemi nder 5 vendet me ndotëse te Adriatikut me plastike. Përtej faktit se për këtë draft ka pasur diskutime. Unë i kam takuar shumë bisede që kanë investuar ekonominë e tyre në këtë biznes. Ata nuk janë prodhues vetëm të këtyre qeseve, pasi janë riciklues të produkteve plastike. Më kanë konfirmuar se në totalin e lëndës së parë që ata riciklojnë, qeset plastike zënë vetëm 5 % të asaj që ata riciklojnë. Qeset e plehrave nuk dalin nga përdorimi, as nga prodhimi. Qeset e trasha, çantat e trasha plastike, nuk ndalohen, ne ndalojmë qeset një përdorimshme. E di që ka kosto, por duhet të vëmë në balancë të drejtën për jetën, për një mjedis të shëndetshëm. E drejta për jetën prevalon. Publiku i gjerë po e pret mirë, por mbase nuk është bërë shumë zhurmë.

Penalizohn të dy dhe shitësi, dhe konsumatori. Parashikohet ndeshim me gjobë deri në 30 mijë lekë për konsumatorin dhe deri në 150 mije lekë për prodhuesit e importuesit. Në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, thuhet se nuk lejohet përdorimi i qeseve plastike. Ka pasur ligj, por nuk ka vullnet. Duhet të rikthehemi te objektet e ripërdorshme.”, tha Kumbaro.

Lexo edhe :  Kryebashkiakët e PD ankohen tek ndërkombëtarët/ Kryeministri ka rrëmbyer pushtetin tonë!

 

Të fundit

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Shëngjin, i riu bie nga skela, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht...

Tushemisht, biznesmeni dhe kryeplaku konfliktohen fizikisht

Një konflikt i vjetër për pronësinë e një rruge ka degjeneruar në dhunë fizike pranë parkut të Drilonit në Pogradec. Në përplasjen e fundit janë...

Lajme të tjera

Web TV