Reforma në Drejtësi rrezikon të dënojë një plakë për shkak se rrëzoi një gardh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elton Qyno

Në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është dënuar me 3.4 vite burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ditën e sotme është transferuar në burgu e sigurisë së zakonshme në Fier, Reforma në Drejtësi po trumbetohet nga qeveria dhe ndërkombëtarët si efikase dhe frytdhënëse për sa i përket goditjeve të zyrtarëve të nivelit të lartë.

Por në fakt kjo Reformë në Drejtësi, ka sjellë një përshtjellim në vendimarje, pasi pikërisht në të njëjtën kohë kur SPAK ka dënuar Tahirin, në gjykatën e Vlorës është çuar për gjykim një dosje penale, ku e pandehur është marrë e moshuara 74-vjeçare, Androniqi Koka, e cila akuzohet nga prokuroria e Vlorës për veprën penale të “Vetëgjyqësisë”.

Androniqi, akuzohet se në 19 tetor 2019, në pronën e saj në Dhërmi, ka shkuar dhe ka rrëzuar një gardh, i cili ishte vendosur nga Helidon Gjikoka.

Për shkak të rrëzimit të këtij gardhi, Helidon Gjikoka, ka mbëritur me avjon nga Anglia në Dhërmi, duke bërë kallëzim penal për të moshuarën në prokurorinë e Vlorës.

Prokuroria e Vlorës e trajtoi rastin dhe më pas vendosi të pushojë hetimet dhe akuzën për të moshuarën 74-vjecacre, Androniqi Kokës.

Por çështja u rikthye sërisht për rihetim pas një vendimarje të marë nga gjykata e Vlorës, e cila urdhëroi prokuroren e çështjes që të tërheqë dosjen mbrapsht dhe t’i komunikojë akuzën e “Vetëgjiqësisë”, Androniki Kokës, vetëm për faktin se ajo rrëzoi një gardh të vendosur në pronën e saj në mënyrë të paligjshme nga Helidon Gjikoka.

Tashmë dosja ndaj 74-vjeçares është dërguar në gjykatë, ku Androniqi është marë e pandehur dhe që sipas shumë gjasave edhe mund të deklarohet fajtore dhe dënohet vetëm për faktin se rrëzoi një gardh në pronën e saj.

Lexo edhe :  Pavarësia e Kosovës, amanet i shenjtë

Dukshëm reforma në Drejtësi nuk po kursen jo vetëm nivelet e larta dhe Krimin e Organizuar, por derman nuk po gjejnë as nivelet e shtresës së moshës së tretë, që po dënohen për gardhe e lëvizje të gurëve të sinorit në pronat e tyre në bregdet.

Të fundit

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike...

Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Një ekip kinez studiuesish ka zbuluar një Koronavirus të ri të lakuriqëve të natës që paraqet rrezik transmetimi nga kafshët te njerëzit, sepse përdor të...

Viola Spiro:Kur erdha në Tiranë më quanin provinciale, Korça frekuentohej vetëm nga elita

Gjatë një interviste në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, moderatorja sportive Viola Spiro, ka rrëfyer paragjykimet në periudhën kur erdhi në Tiranë për të filluar studimet...

Media greke: Berisha drejt rikthimit në pushtet, njeriu i Trump do drejtojë fushatën

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, Chris LaCivita, ka marrë tashmë një punë në lagjen tonë, duke u zotuar që të rikthejë në...

PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?

Spartak Ngjela Shqipëria sot gjendet në në situatë me një politikë të ngrirë. Gjithçka në këtë gjendje të ngrirë kuptohet se vjen e qëndron në favor...

Lajme të tjera

Web TV