Shaj e fyej policët pse e ndaluan në rrugë, prangoset për 3 akuza ish-kryetari i komunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Është arrestuar për tre vepra të ndryshme penale, Ylli Kupi, ish-kryetari i Komunës Petrelë në Tiranë.

Mësohet se Kupi është vënë në pranga rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 10 Maj, pasi ishte duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur dhe ka “Kundërshtuar punonjësit e policisë”.
Veç këtyre dy akuzave, Ylli Kupi, është ndaluar dhe për veprën penale të “Mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësve të policisë”.

Ylli Kupi, në orët e vona të natës, lëvizte me një automjet me targë “AA 707 FE”, kur në rreth rrotullimin e Mulletit, është vënë re nga patrullat “Shigjeta” dhe “Shqiponja”.

Dy patrullat policore mësohet të jenë afruar në këtë zonë për të bërë lokalizimin e këtij mjeti, pasi informacioneve që ishin dhënë nga posta e Farkës, se brenda në makinë lëviznin persona të armatosur.

Automjeti po lëvizte me drejtim të ç’regullt drejt rreth rrotullimit të Mulletit. Duke shkuar në drejtim të punonjësve të policisë.

Patrulla e policisë i ka bërë, shenjë ndalimi por drejtuesi i mjetit nuk ju është bindur urdhërit për të ndaluar, duke vijuar të eci meshpejtësi dhe vënë në rrezik jetën e tyre.

Policia i është vënë në ndjekje, duke e patur në një distancë të shkurtër, më pas automjeti ka ndaluar. Policët janë afruar te mjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit që të hapte xhamin e automjetit dhe tu përgjigjej urdhërave të Punonjësve të Policisë, por Ylli Kupi, nuk pranonte që të hapte as derën as xhamin e mjetit.

Në këtë moment kanë njoftuar përsëri sallën operative që të afronte dhe shërbime të tjera në ndihmë të tyre. Por në një moment drejtuesi i mjetit ka hapur derën, sapo shërbimet i janë afruar për ta ndaluar drejtuesi i mjetit ka filluar që ti shtynte ata fizikisht, si dhe i ka ofenduar Punonjësit e Policisë me fjalë fyese.

Lexo edhe :  Noelia Voigt heq dorë nga titulli Miss USA për shkak të shëndetit të saj mendor

Ylli Kupi, ka tentuar përsëri të largohej duke mos ju bindur urdhërave të policisë, duke u ndodhur në këto kushte për të mos rrezikuar jetën, policët kanë ndërhyrë me forcë për ta neutralizuar atë, duke ja fikur makinën.

Edhe kur është shoqëruar në ambjentet e komisariatit Nr.1 në Tiranë, ish-kryetari i komunës Petrelë, Ylli Kupi, nuk ka pranuar ti nënshtrohet testit të alkoolit,duke kryer veprime kundërshtuese dhe lëshuar fyerje të rënda ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nisur nga kjo situatë ai është transportuar në drejtim të Urgjencës së Spitalit “Nënë Tereza”, duke mundësuar marjen e një kampioni gjaku me qëllim kryerjen e testit të alkoolit.

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV