Banorët e zonës së ‘5 Majit’ në protestë/ Rama shkon i takon, merr nënë Lizën dhe 2 të tjerë në zyrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç kishin paralajmëruar, banorë të lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë janë mbledhur para Kuvendit, atje ku pritet të nisë edhe seanca plenare, ndërsa protestojnë për shembjen e banesave të tyre.

Shumë banesa në këtë zonë do të shemben, në kuadër të një projekti për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, por edhe nga projekti për zgjerimin e Unazës së Madhe, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Kjo nuk është hera e parë kur banorët protestojnë, pasi shprehen kundër shembjes së pronave të tyre. Ata kërkojnë që një përfaqësi e tyre të hyjë në parlament dhe të parashtrojë kërkesat e tyre. Brenda këtij muaji do të shemben 12 objekte, duke e çuar në 27 numrin e banesave që shemben në këtë fazë. Aktualisht në protestë janë dhe forca të shumta policie.

Teksa policia ka kërkuar që qytetarët të largohen nga aty, banorët kanë debatuar me efektivët e policisë. E pranishme në protestë është edhe nënë Liza, e cila ka kërkuar takim me kryeministrin. “Duam që të vijë kryeministri këtu. Nuk largohemi”, dëgjohet teksa thotë e moshuara, ndërkohë që një polic i kërkon që të lirojnë rrugën.

Nuk zgjati shumë dhe makina e kryeministrit ndaloi para Kuvendit, ndërkohë Edi Rama ndaloi që të dëgjonte nga afër protestuesit. Kryeministri iu drejtua protestusve, duke ju thënë se tre prej tyre do të shkojnë në Kuvend me të për të folur për problematikat e banorëve.

Të fundit

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s,...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

BEN ANDONI - Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në...

Kurti, mallkim për Kosovën. Berisha mallkim vetëm për PD

JAKIN MARENA Shqiptarët në të dy anët e kufirit, të përmbledhur në dy shtete tashmë, po përballen me situatat postzgjedhore respektive. Për hir të së...

Lajme të tjera

Web TV