“Ka ende shumë llum për t’u pastruar”/ Rama komenton votën për Vetingun: Çdo gjë që bashkon pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama komentoi pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së votimin në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Kreu i qeverisë tha se çdo gjë që bashkon është pozitive duke shtuar se ka ende shumë llum për të pastruar në gjykata.

“Cdo gjë që bashkon është diçka pozitive, arsyhet qysh, tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit. Ka qenë një proces i dhimshëm, nuk ka qenë proces perfekt, është proces pastrimi. Atyre që thonë qysh, tek, u them që në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë në pak vite është e paprecedëntë. Kemi ecur me një shpejtësi të skëterrshme. Lajm i mirë zgjatja e mandatit. Ka akoma shumë llum në gjykatat e shkallave të para dhe të dyta”, tha Rama.

Ndërsa u ndal te pyetësori i Këshillimit Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Rama u shpreh: “Ne nuk po ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë përtej nesh që ti përdorim për luftë politike. Jo. Ne po i themi njerëzve për të gjitha këto cështje kemi dilema, në të dyja rrugët që do ndjekim ka argumenta, fjala vjen duhet apo jo ta legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-s, por ndoshta duhet të ndjekim rrugën e Po-s. Nga përcarja e vazhdueshme nuk kemi nxjerrë maksimumin tonë si komunitet, si shqiptarë. Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Pozicioni është realitivisht mirë. Patronazhistët janë njerëz si ju, që bëjnë punën e tyre në terren. Besoj që do kemi rezultat shumë pozitiv”.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV