Lajmi i fundit/ Vetëdorëzohet në Korçë 20-vjeçari shqiptar që vrau të riun në Greqi

Është vetëdorëzuar në Policinë e Korçës 20-vjeçari shqiptar, që akuzohet për vrasjen e një 19-vjeçari në Selanik të Greqisë.

I riu shqiptar, Roxhers Demirazi, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa në një mesazh nga arratia ai kërkonte që të dorëzohej.