“Lirinë s’ma merrni dot”/‘ Basha reagon ashpër ndaj gazetarëve: Nëse s’ju pëlqen, merrni kamerat e largohuni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli pas daljes nga SPAK ku u mor në pyetje nga prokurorët belgë për çështjen e “Toyota Yaris”.

Ai tha se ishte i hapur për bashkëpunim me çdo drejtësi për të çuar hetimet deri në fund dhe për të dënuar korrupsionin.

Por Basha foli dhe i irrituar ndaj gazetarëve, të cilët donin të bënin pyetjet, ndërkohë që ai i tha t’i respektonin deklaratën dhe të largoheshin nëse nuk donin ta dëgjonin.

“Do bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe me çdo drejtësi që lufton korrupsionin, në këtë politikë që po shkatërron ditë për ditë shqiptarët. Ky është vetëm një proces, por përmasat e krimit në Shqipëri janë unike dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët janë të varfër, jo të lirë.

Unë dhe PD, jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge, por drejtësisë në tërësi dhe do jemi kundër lidhjes së politikës me krimin, duan apo nuk duan të dyshuarit, të pandehurit. Kam lirinë time, nuk ma merrni dot, nëse nuk ju pëlqen deklarata ime, merrni kamerën e largohuni.

Shqiptarëve iu është thënë se çështja është mbyllur dhe se janë ndarë paratë mes politikanëve të akuzuar. Paratë janë konfiskuar, procesi vijon në Belgjikë, dhe hetimi vazhdon. Punonjësit e ndershëm të SPAK do kenë mbështetjen time dhe të PD për të vazhduar punën,” tha Basha.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV