Dokle ironizon politikën: Kush e fiton finalen e madhe të ‘Big Brother-it’, Basha apo Berisha? Ç’bëhet në ‘shtëpinë e PD’?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle ka ironizuar situatën në “shtëpinë e Partisë Demokratike”, duke e krahasuar atë me shtëpinë e “Big Brother-it”.

Ai ka thumbuar ngjarjet e fundit politike në vend, duke paralelizuar banorët e shtëpisë së njohur Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj me Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Po cili është Iliri dhe cili Donaldi?! Këtë ish-kryetari i Kuvendit e ka lënë një mister që do të zbulohet  “në finalen e madhe” që në jetën politike duket se do të jenë zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars.

Dokle përmes tregimit të tij, kaloi mesazhin se pavarësisht përplasjeve dhe intrigave, nga loja e “Big Brother-it”nuk vuan askush, ndërsa nga ajo politike të gjithë.“Poltikane dhe Big brotherësi

Një politikan i ditës takoi njërin nga “bigbradhërsat” që sapo kishte dalë nga loja, pa arritur dot në finale…

-Po ç’bëhet në atë “shtëpinë” tuaj?- u gërrduf politikani,- Një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit; një herë me Donaldin, pastaj kundër!

Bigbradhërsi qeshi dhe pastaj ia ngjeshi:

-Euuu, kush po na flet!!! A nuk jeni ju politikanët një herë me Ilirin, pastaj kundër Ilirit, një herë me Berishën pastaj kundër tij, një herë me Lulin, pastaj kundër Lulit, një herë me Edin, pastaj kundër…?! Nga “loja ” jonë nuk vuan askush, nga e juaja të gjithë!”, shkruan ai.

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV