Bora Zemani u përfol shumë në mediat rozë për shkak të lidhjes së dështuar me aktorin dhe banorin e BBV, Donald Veshaj, lidhje kjo që tani i përket së kaluarës.
Çdo lëvizje e saj kthehet menjëherë në lajm.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe së fundmi, ku Bora është shfaqur e veshur me një fustan rozë. Ajo e ka kombinuar me një palë taka ngjyrë të njëjtë, të cilat janë shumë në trend këto kohë.
E gjitha në rozë, veshja Bora Zemanit kushton mbi 2000 euro
Mirëpo, faqja e njohur në Instagram “MPM” ka publikuar çmimin e veshjes së Borës, ku fustani i markës “Area” kushton plot 1250 euro, ndërsa takat e modelit “Tomford” kushtojnë plot 1100 euro.