Indeksi i demokracisë/ The Economist: Shqipëria përmirësohet sërish në renditje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kaluan pragun e “demokracive të dobëta” (me probleme) në Indeksin e Demokracisë 2021 të këtij viti të publikuar nga Economist Intelligence Unit. Në këtë kategori mbeten edhe Serbia dhe Shqipëria, ndërsa në kategorinë e regjimeve hibride Bosnja dhe Hercegovina.

Të gjitha vendet morën rezultate pak më të mira se vitin e kaluar në Indeksin e Demokracisë 2021 të këtij viti të publikuar nga Economist Intelligence Unit.

Ky Indeks mat gjendjen e demokracisë bazuar në procesin zgjedhor dhe pluralizmin, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen politike, kulturën politike dhe liritë civile. Vendet e vëzhguara më pas klasifikohen në katër kategori: demokraci e plotë, demokraci me probleme, regjim hibrid ose regjim autoritar.

Në vitin 2019, vetëm Serbia u kategorizua si një demokraci me të meta. Tani asaj i janë bashkuar Shqipëria, e cila e ka arritur këtë status vitin e kaluar, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina ende mbetet larg këtij statusi, ndërsa Kosova nuk është përfshirë në renditje.

Shqipëria është përmirësuar për të dytin vit radhazi në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur The Economist, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm.

Shqipëria renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74),  Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Në 2021, vendi ynë hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Më herët, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik).

“Ndikimi i pandemisë së koronavirusit vazhdoi të ndihet në vitin 2021, por shkalla e besimit te qeveria u rrit në mënyrë modeste në disa vende të Ballkanit Perëndimor, sipas të dhënave nga Balkan Barometri, një studim vjetor i klimës së biznesit dhe opinionit publik në gjashtë vendet e Ballkanit. Kjo rezultoi pavarësisht se shumë qeveri zgjeruan ushtrimin e kompetencave emergjente dhe kufizimet në lirinë e lëvizjes për një pjesë të vitit”, thuhet në Indeks.

Shqipëria në renditjen e këtij viti kishte 6.11 pikë, me një përmirësim të lehtë nga viti i mëparshëm, kur treguesi ishte 6.08 pikë ( nga 10 pikë të mundshme, sa më pak pikë, aq më e përkeqësuar është renditja). Ky është rezultati më i lartë që nga marrë Shqipëria, që nga viti 2006, kur publikohet ky indeks.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci me probleme”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Lexo edhe :  Rritet rroga, por nuk del muaji/ Çfarë nuk shkon?

Vendi është më dobët në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.06 pikë (ndonëse ky tregues ka qenë me rënie në dy vitet e fundit), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë (njësoj me vitin e kaluar), funksionimi i qeverisë (6.43, nga 5.36 që ishte në renditjen e vitit të kaluar), kultura politike (5.6, në rënie nga 6.25 vitin e kaluar).

DW shkruan se  sipas raportit vetëm pak më pak se 46 përqind e popullsisë së botës ka jetuar në demokraci në vitin 2021. Sipas “Indeksit të Demokracisë” në vitin 2020 vetëm pothuajse 50 përqind e popullsisë jetonte në kushte demokracie. Është rënia më e madhe që nga viti 2010 dhe rezultati më i keq që nga fillimi i matjeve në vitin 2006.Vetëm 6,4 përqind e të gjithë njerëzve kanë jetuar gjatë këtij viti në një “demokraci të plotë”, që është një rënie e lehtë krahasuar me një vit më parë. Norvegjia mbetet lider. S

tudimi i dha vendit skandinav notat më të mira në tre nga pesë kategoritë e matura. Ndërsa Zelanda e Re është ngjitur nga e katërta në vendin e dytë. Pasojnë vendet e tjera nordike: Suedia, Finlanda, Islanda dhe Danimarka. Si një vit më parë, Gjermania është në vendin e 15-të, mes Luksemburgut dhe Koresë së Jugut.

Autorët kritikuan dy vende të mëdha në Evropë. Ata e ulën Spanjën (vendin e 24-të) në një “demokraci me mangësi”. Arsyeja ishte një vlerësim më i dobët i pavarësisë së gjyqësorit. Mbretëria e Bashkuar mbeti një “demokraci e plotë” në vendin e 18-të. Por edhe ajo ka shënuar rënie. Në raport thuhet se disa skandale që kanë ndodhur atje e kanë minuar besimin ndaj qeverisë. Kryeministri britanik Boris Johnson është kritikuar prej javësh për aferën “Partygate”.

Roli i Kinës

Mbi një e treta e njerëzve në botë kanë jetuar në diktaturë në vitin 2021. Përqindja e shteteve autoritare është rritur në mënyrë në mënyrë konstante vitet e fundit.

Veçanërisht Kina (vendi i 148 nga 167 vendet që janë përfshirë në këtë hulumtim) ka shënuar një ngecje në fushën e demokracisë. Në raportin e EIU me titull “Sfida e Kinës” thuhet: “Kina nuk është bërë më demokratike, ndërkohë që është bërë më e pasur. Përkundrazi, ky vend ka shënuar rënie në respektimin e lirive. Aktivistët e të drejtave të njeriut ankohen për mbikqyrje dhe represion në rritje kundër kritikëve të qeverisë kineze, kundër disidentëve dhe pakicave si ujgurët myslimanë.

Në fund të kësaj renditje janë Siria, Republika Qendrore e Afrikës, Republika Demokratike e Kongos, Korea e Veriut, Mianmari dhe Afganistani.

Të fundit

Shpërthimi spektakolar i llavës në Siçili krijon fluks turistësh

Një javë me spërkatje spektakolare të llavës në malin Etna të Sicilisë, të mbuluar me borë, një nga vullkanet...

Filxhani i kafesë do të rritet me10-30 lekë në pranverë prej çmimeve të larta të importit

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e...

Kronikë e politikave të shpallura të Trump

Veton Surroi Ndoshta mënyra më e mirë për të kuptuar ndryshimet e mëdha gjeopolitike që po ndodhin edhe para se presidenca Trump 2.0 të mbushë...

Hetimi për Veliajn/ Biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK

Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur ditën e sotme në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol...

Analiza/ Si ushtrojnë presion mbi Evropën bisedimet e Riadit

Evropianët, pjesa evropiane e NATO-s, duhet të rrisin ritmin po të mos duan të mbeten plotësisht pas. Nuk ka kaluar as një javë që kur...

Lajme të tjera

Web TV