U vetë-dorëzua për vrasjen e 19 vjeçarit grek, flet 20 vjeçari shqiptar: S’kam goditur askënd e nuk mbaja thikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roxhers Demirazi, 20-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit Alkis Kampanos në Selanik, ka dalë sot në prokurori dhe ka pohuar se nuk mbante asnjë send dhe nuk ka goditur askënd, vetëm ka ndjekur disa persona.

“Isha në makinë, në sediljen pas pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete , nuk kam arritur të godas askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz,”-tha për veten avokati i tij, Paraskeva Spyratos.

20-vjeçari fillimisht u dorëzua mesditën e djeshme në Komisariatin e Korçës. Ai shoqërohej nga babai i tij, i cili pasi e ka dorëzuar në polici është larguar nga vendi i ngjarjes. I akuzuari për vrasjen e Alkis Kampanos u transferua në orën 1 të mëngjesit nga Krystallopigi në Komisariatin e Selanikut, me pretendimin se ka qenë në ngjarje por nuk e ka vrarë.

4 të pandehurit e tjerë të akuzuar për sulmin vrasës ndaj 19-vjeçarit Alkis Kampanos dhe shoqërisë së tij ndodhen në Gjykatën e Selanikut nga ora 09:30 e mëngjesit , në zonën e Charilaou në Selanik.

 

 

Për këtë vrasje deri më tani janë caktuar masa e paraburgimit për gjashtë të pandehur.

 

Të fundit

Ndihmoi për shuarjen e zjarreve/ Lapaj ironizon kritikët: S’jam si ju me kondicioner

Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shfaq një ditë më parë në Delvinë ku ndihmoi për shuarjen e zjarreve me...

OBSH ngre alarmin: Temperaturat e larta po përhapin sëmundje që dikur ishin të rralla

Valët e të nxehtit janë "një emergjencë shëndetësore, jo vetëm një emergjencë klimatike", paralajmëron Komisioni Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin i Organizatës Botërore të...

Sateliti i BE fotografoi retë e tymit mbi Delvinë e Gramsh

Pasojat e zjarreve në Gramsh dhe në Delvinë dukeshin kështu nga hapësira. Pamjet satelitore të marra në 3 ditë nga sateliti “Copernicus” i BE nga e diela...

Ofertë 70 milionë euro nga Premier League, Hansi Flick i hapur për shitjen e titullarit

Tottenham po përgatit një ofertë të madhe për Dani Olmon, e cila do të arrinte në 70 milionë euro, dhe me të do të...

“Jam shalqi me provë”, Rama premton kompensimin pas zjarrit: Shtëpitë e bagëti

Edi Rama zgjodhi të komunikojë vetë lajmin që pritej nga qeveria. kompensim të plotë, që nga shtëpitë deri te bagëtitë për banorët e prekur...

Lajme të tjera

Web TV