Veliaj me Sekretaren e Shtetit austriak për Rininë: Ky është viti i Tiranës dhe i të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Sekretaren e Shtetit të Republikës së Austrisë për Rininë dhe Gjeneratat, Claudia Plakolm. Duke marrë shkas nga viti ku Tirana është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe për Bashkimin Europian ky është shpallur po ashtu Viti Europian i Rinisë, Veliaj ka kërkuar më shumë projekte të përbashkëta mes të rinjve të dy vendeve.

“Ajo çka biseduam është si të gjejmë një mënyrë që djemtë dhe vajzat e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, me djemtë dhe vajzat e Vjenës, Linzit, Grazit dhe Austrisë, të shfrytëzojnë mundësinë e Vitit Europian të Rinisë për Bashkimin Europian dhe shpalljen e Tiranës Kryeqyteti Europian i Rinisë. Ndonjëherë, duhet një arsye për t’u lidhur, ndaj ne kemi motivin e përkryer me këto dy ngjarje,” u shpreh Veliaj.

Ai përmendi disa prej programeve, por dhe fusha të reja bashkëpunimi ku mund të shkëlqejnë edhe të rinj të talentuar dhe që na kanë krenuar me historitë e tyre të suksesit në Vjenë.

“Biseduam edhe si të gjejmë mundësi, përtej ERASMUS dhe Interreg, për disa programe standarde të Bashkimit Europian, që të shtojmë disa aktivitete të tjera nga organizatat rinore, kompani të ndryshme austriake, apo dhe nisma të djemve e vajzave të Austrisë dhe Shqipërisë në fusha si arsimi profesional, çështjet e emergjencave civile, çështjet e mjedisit, sporti, kultura, muzika, arti. Ne kemi disa talente shqiptaro-austriake, si Eno Peçi e të tjerë, që tashmë janë një histori suksesi, janë krenari për ne dhe mezi pres që ta mbushim këtë kalendar me 1000 aktivitete dhe me një kontribut fantastik nga Austria,” vijoi kryebashkiaku.

Sekretarja e Shtetit të Republikës së Austrisë për Rininë dhe Gjeneratat, Claudia Plakolm, u shpreh e lumtur për sfidat e reja të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht mes të rinjve. “Mezi po i pres bashkëpunimet tona gjatë Vitit Europian të Rinisë. Është mundësi fantastike që këtë vit e kemi Tiranën Kryeqytet për Rininë në Europë. Mezi po i pres aktivitetet që mund të organizojmë bashkë, dhe mezi po pres gjithashtu që të sjellim më shumë të rinj për shkëmbime midis Shqipërisë dhe Austrisë”, u shpreh Claudia Plakolm.

Lexo edhe :  Zbulohet data kur socialistët do të festojnë fitoren e zgjedhjeve të 11 majit

Kryebashkiaku i Tiranës i dhuroi në fund në shenjë simbolike Sekretares së Shtetit Austriak për Rininë edhe Kullën e Sahatit. “Tirana mbush 102 vite si kryeqytet i Shqipërisë. Është një kryeqytet i ri, jo si Vjena që ka qenë përherë kryeqytet. Kjo Kullë Sahati është “kilometri 0” i çdo distance në Shqipëri. Tregon orën, por është gjithashtu një kujtesë se koha është dhurata më e çmuar që ne i japim njëri – tjetrit,” e mbylli fjalën e tij Veliaj.

Të fundit

Çfarë nuk funksionoi brenda PD në 11 maj? Baçi: Ndihem përgjegjës për rezultatin e Fierit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në studion e News24, komentoi zhvillimet e fundit politike, në ditën...

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode, te kompania e kozmetikës e.l.f....

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentisht drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por...

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë...

Lajme të tjera

Web TV