Ëndrra për një karrige, Meta-Berisha bashkë për një qëllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë në facebook mesazhin se populli shqiptar ka nevojë për lidership. Sipas tij, pas përfundimit të mandatit të tij si president, do të angazhohet në politikë për të rivendosur themelet e Republikës. Po të njëjtën gjë po bën edhe Berisha, ku së pari i ka hapur luftë Bashës. 

Të vjetrit e politikës e kanë shumë të vështirë të largohen nga politikbërja edhe kur vendimet që marrin duken si një tërheqje nga politika. Sali Berisha pas rezultatit zgjedhor që mori në vitin 2013 dorëzoi safetën tek Lulzim Basha. Kjo u lexua si një largim i Berishës nga politikbërja, duke u kënaqur me pozicionin e deputetit. Pamë atë që nuk prisnim. Pas shpalljes “Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimit për përjashtim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti strukturën e ti të re “Foltorja” dhe më pas “komisioni i rethemelimit” për tju futur sërish politikës. Puna e parë që bëri ishte tentativa për të marrë “Kalanë” e PD-së që drejtohej nga Lulzim Basha, ku edhe vetë e kishte zgjedhur pak javë para se ta shpallte “armikun e demokratëve”. Por Berisha nuk do të jetë i vetmi që u konsiderua si i ikur. Po kështu edhe Ilir Meta shihte Presidencën si kulmin e karierës së tij politike, duke ja kaluar bashkëshortes Monika Kryemadhi drejtimin e partisë. Por tani në fund të mandatit të tij pesë vjeçar, Meta reagon më shumë si politikan se si President mbi palët. Duket se kreu i shtetit mezi po pret të dalë nga “zinxhirët” e Presidencës, për tju futur luftës politike që e pret jashtë, ku deri më tani e ka gjetur një “shok politik”, Sali Berishën. Në një reagim në faqen zyrtare të Facebook, Ilir Meta shkruan se do të kthehet më fuqishëm se në vitin 1990. Kreu i Shtetit thekson se do të angazhohet fuqishëm në politikë, që siç shprehet ai vetë, t’i rikthejë sovranitetin jetës politike, ku askush të mos guxojë më të ndryshojë Kushtetutën pa referendum. “E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë. Shumë më fort se në dhjetor 1990. Në mënyrë që të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar, është tradhtuar. Do t’i japim vlerën popullit që i takon. Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë më asnjë Parlament me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum”, thekson Meta. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do i kthehet fuqishëm politikës për të tentuar edhe një herë karrigen e pushtetit. Meta ka gjithmon nga një “AS” poshtë mengës në çdo situatë. Kësaj radhe nuk pritej që Berisha që përçau PD zyrtare të shihej në krah të Ilir Metës. Po a do të jetë karta e duhur Berisha dhe ky “AS’ a ka rrezik të digjet pa u futur në lojë? Tashmë një test janë edhe zgjedhjet e pjesëshme lokale, ku Berisha kandidatët e tij i ka përfshirë në listën e LSI-së, ku qëllimi nuk është marrja e bashkive, por dëmtimi sa më i madh i PD-së zyrtare që drejtohet nga Basha.

Lexo edhe :  Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet sot në SPAK, 'mobilizon' militantët në protestë!

 

Të fundit

5 arsyet pse mosha nuk llogaritet në një marrëdhënie

Ne të gjithë kemi dëgjuar shumë herë gjatë jetës sonë se mosha nuk ka rëndësi, “mosha është vetëm një...

U nominua për çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë! Reagon Ariana Grande

Ariana Grande është nominuar për një çmim Oscar për aktoren më të mirë në rol dytësor, për interpretimin e saj në filmin Wicked, i...

Në PD ka nisur beteja e brëndshme

Nga ARTUR  AJAZI Lista e deputetëve të rinj, mbetet shkaku kryesor i mërzive dhe qejfmbetjeve në PD. Realisht ka nisur beteja e madhe brënda asaj...

4 mënyra të thjeshta si të rrisni aftësitë e të menduarit

Nëse mendoni se të menduarit është një proces që ndodh në mënyrë ideale tek të gjithë njerëzit, në fakt gaboheni! Neuroshkencëtarja Emily McDonald ka...

Çmimet e banesave, ekspertët: Do ketë rritje, periferia e Tiranës ka kërkesat më të larta

Tirana ka vijuar zhvillimin e saj galopant gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një metropol me ritme të shpejta urbanizimi. Ndërsa çmimet e...

Lajme të tjera

Web TV