I hoqën internetin pasi kishte rezultate të dobëta në mësime, i mituri shfaros familjen në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një ngjarje të tmerrshmne nga Spanja, një djalë 15 vjeçar ka qëlluar për vdekje prindërit e tij pas një dënimi që ata i dhanë kur kishte mbetur prapa në mësimet e shkollës, tha policia dhe mediat vendase.

Adoleshenti vrau gjithashtu vëllanë e vogël dhe kishte qëndruar dy ditë duke jetuar me trupat e viktimave në shtëpinë e familjes në Costa Blanca para se të pranonte krimin.

I riu i destabilizuar besohet se ka përdorur një pushkë gjuetie për të qëlluar fillimisht nënën e tij dhe më pas të vëllanë 10-vjeçar.

Më pas ai kishte qëlluar për vdekje babanë e tij pasi e priti kur kthehej nga puna, në shtëpinë në qytezën pranë Elche në jug të Alicante.

Policia tha se tragjedia makabre mund të jetë provokuar kur prindërit dënuan djalin e varur nga lojrat ne internet, për rezultatet e dobëta në shkollë dhe mungesën e angazhimit në shtëpi.

Ata i kishin ndaluar internetin në celular dhe kishin hequr kompjuterin e lojrave të adoleshentit, pasi u njoftuan se kishte mbetur prapa në mësime.

Raportimet sugjerojnë se i riu i kthyer në vrasës, kishte dshtuar në pesë provime të vitit shkollor.

 

Të fundit

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare/ Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët...

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale...

Mario Vargas Llosa, gjiganti i letërsisë latine-amerikane

Fitues i Çmimit Nobel, yll i bumit ndërkombëtar të letërsisë latine-amerikane, kandidoi gjithashtu për president në Peru. Intervistë: “Çmimi Nobel është si një përrallë...

Analiza: “Uria” italiane për pyjet shqiptare

Moratoriumi i pyjeve në Shqipëri nuk e ka ndalur shpyllëzimin. Raportet kombëtare dhe ndërkombëtare, pamjet satelitore dhe hulumtimet në terren janë shqetësuese. "Mos shkoni atje...

Rama ironizon opozitën/ Këtë herë do hanë shumë gola, do thonë na ‘çanë rrjetën’!

Kryeministri Edi Rama tha se opozita, me zgjedhjet e 11 Majit, do të hajë më shumë gola se asnjëherë më parë. “Ky portieri këtë radhë do të...

Lajme të tjera

Web TV