Kaos dhe frikë në festën e Justin Biber, plagosen me armë 3 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona u qëlluan me armë jashtë festës së Justin Bieber në restorantin “The Nice Guy” në Los Anxhelos të premten mbrëma.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se fillimisht ka lindur një sherr mes disa personave dhe më pas degjeneroi deri në përdorimin e armës.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti.

Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës së tij të ‘Super Bowl’ së bashku me Drake.

Reperët Kodak Black, Lil Baby dhe Gunna po largoheshin nga festa rreth orës 2:45 të mëngjesit kur shpërtheu një sherr me miqtë e reperëve që ishin në një makinë sportive Ferrari të kuqe.

Një burrë i paidentifikuar filloi të përleshej me dy burra, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, njerëzit filluan të vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre pasi shpërthyen të shtënat.

Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç.

Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është dërguar në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.

 

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV