Ekzekutimet e shqiptarëve në Ekuador/ Rrjeti i klaneve që veprojnë në Guajakil dhe shanset për të dalë gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët mbërritën për herë të parë në Amerikë Latine në vitin 2001. Vendi i parë ku shkelën ishte Kolumbia, pasi kartelet e saj ishin të famshme në të gjithë botën.

Nëpërmjet Ndraghetta-s shqiptarët krijuan lidhjet e para me Amerikën Latine dhe filluan të zënë rrënjë atje.

Pak nga pak nisën të fitojnë terren dhe të përhapen dhe në vende të tjera. Ekuadori u bë një vend tërheqës për shkak të kufijve të tij të kontrolluar dobët, sistemit të tij gjyqësor plot me të meta dhe ekonomisë së dollarizuar që lejon, nëpërmjet investimeve në para, të pastrohen paratë e drogës.

Në 14 vitet e fundit, emisarët e këtyre grupeve kanë shumëfishuar marrëveshjet për furnizimin me kokainë mes furnitorëve kolumbianë dhe mafiozëve të ndryshëm europianë.

Në 7 vitet e fundit janë hetuar më shumë se një duzinë të huaj mes kosovarëve, shqiptarëve, serbëve, maqedonasve dhe malazezëve, kryesisht për drogë.

Arbër Çekaj ishte një nga shqiptarët e parë, në vitin 2009, i cili themeloi një firmë të eksportit të bananeve në Ekuador, të cilën me sa duket e përdorte për të fshehur lëndët narkotike në anije mallrash, sipas hulumtimit të Plan V dhe Bosnia Project për Informacion mbi Korrupsionin dhe Krimi i Organizuar (OCCRP).

Ndaj Cekajt u hap një hetim në vitin 2015 për trafik droge pavarësisht procesit gjyqësor, ai vazhdoi të eksportonte produktin çdo javë derisa në vitin 2018 u arrestua përfundimisht në Gjermani. Vlerësohet se vetëm nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka eksportuar 3000 ton banane.

Adriatik Tresa mbërriti në Ekuador, i cili u qëllua për vdekje në nëntor 2020 në shtëpinë e tij. Me të mbërritur në Ekuador, Tresa u vetëshpall si pronar e një zdrukthtarie dhe një farmacier. Ai ra në radarin e autoriteteve në Ekuador kur u ndalua dhe emri i tij u përmend në lidhje me vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Lexo edhe :  SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Ilir Hidri, një tjetër shqiptar, u qëllua për vdekje nga persona të armatosur me motoçikleta. Në nëntor të atij viti, Remzi Azemi – shtetas kosovaro-shqiptar, i cili rezultoi se ishte nipi i Hidrit – u plagos kur një person i armatosur e qëlloi teksa uli xhamin e makinës së tij të blinduar për t’u tymosur.

Rasti më i fundit është ai i Ergys Dashit, i cili u qëllua të shtunën, më 22 janar 2022, në një restorant në veri të Guayaquil. Dashi, sipas mediave europiane, ishte një nga drejtuesit e një bande nga Shqipëria dhe kishte rekord për trafik droge, shfrytëzim seksual dhe armëmbajtje në Europë. Por në Ekuador s’kishte asnjë problem.

Grupet evropiane të krimit të organizuar kanë bërë përparime të mëdha në Ekuador vitet e fundit. Kjo u evidentua edhe me arrestimin në vitin 2014 të Dritan Rexhepit, shqiptar i akuzuar për trafik droge dhe i arratisur ndërkombëtar, i cili u arrestua me 278 kilogramë kokainë në territorin ekuadorian. Rexhepi u dënua me 13 vjet dhe po i vuan në burgun e Latacunga, nga ku, sipas Interpolit, operonte duke komunikuar me kode për të koordinuar nisjen e ngarkesave të mëdha të drogës deri në çmontimin e organizatës së tij në Abania në shtator 2020.

Të fundit

Dalin teori të reja për rrëzimin e avionit Air India, flet ish-zyrtarja amerikane

Një muaj pas tragjedisë së avioni të Air India, që mori jetën e 271 personave, ish-inspektorja e Përgjithshme e...

Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Milani po e rindërton mesfushën, pasi dëshiron të sjellë tre transferime në këtë repart për sezonin e ardhshëm. Klubi ka shtuar përpjekjet në orët e...

Samiti i NATO-s në Hagë, aleatët do investojnë 5% të PBB-së vjetore për mbrojtjen

“Aleatët zotohen të investojnë 5% të PBB-së së tyre vjetore në nevojat themelore të mbrojtjes dhe shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri...

Trump ia vulosi fatin e “non gratës” dje, Berisha: E ka me Ramaduron dhe kartelet e tij!

Sali Berisha është shprehur se Presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Ballkanin një zonë të rrezikshme, për shkak të qeverisë së Edi Ramës dhe...

E braktisi për të marrë drejtimin e Kadastrës/ Berisha zbulon mesazhin e Deromemaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar largimin e Genc Deromemajt nga kryesia e PD-së për të marrë drejtimin e Kadastrës së Vlorës. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV