Viti 496/ Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin ditën e “Shën Valentinit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Gelasius shpalli 14 shkurtin ditën e “Shën Valentinit”. Gelasius ishte papa i tretë dhe i fundit me prejardhje nga Afrika veriore (Lindja e Mesme). Edhe pse nuk është festë zyrtare fetare a shtetërore, kjo ditë vazhdon të respektohet nga shumë njerëz çdo vit më 14 shkurt. Sipas legjendës, edhe 300 vjet pas vdekjes së Jezu Krishtit, perandorët romakë ende kërkonin që të gjithë të besonin në perënditë romake. Atëherë të krishterët përndiqeshin, dhe Valentini, prift i krishterë, ishte burgosur për predikimet e tij. Më 14 shkurt ai u ekzekutua me prerje koke, jo vetëm se ishte i krishterë, por edhe sepse kishte kryer “magji”, duke i kthyer shikimin vajzës së verbër të rojes së burgut. Një natë para ekzekutimit, Valentini i shkroi vajzës një letër lamtumire duke nënshkruar “I yti, Valentin”. Një tjetër legjendë thotë se i njëjti prift, Valentini, u quajt i dashur nga të gjithë për letrat e shumta dashamirëse që mori kur ishte në burg. Një tjetër Valentin ishte një peshkop italian në vitet 200. Ai u burgos sepse fshehurazi udhëhiqte ceremony martesash, në kundërshtim me ligjet e perandorit romak. Thuhet se për këtë, bishop Valentini u dogj në turrën e druve. Zakoni i zgjedhjes së një të dashuri a të dashure në këtë datë (14 shkurt) u përhap në Evropë në mesjetë, dhe pastaj në kolonitë e para amerikane. Gjithashtu, në të gjitha kohërat është besuar se 14 shkurti është dita kur zogjtë çiftëzohen më shumë, dhe njerëzit duket se u frymëzuan nga ky zakon i zogjve për të shpallur 14 shkurtin, Ditën e Dashurisë, e cila përkon me atë që i pati ndodhur Valentinit.

Të fundit

Zbardhet krimi/ Antonio Karafili u vra nga partnerja dhe i dashuri i saj (EMRAT)

Kanë kaluar shtatë vite nga vrasja e të riut Antonio Karafili në Voskopojë të Korçës. Prokuroria e këtij qyteti...

Channing Tatum zyrtarizon lidhjen me modelen

Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram. Tatum u pa duke e puthur Williams...

Dështon për herë të tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Për të tetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Të rinj dhe të “pamatur” në timon?/ Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë...

Kontrata e lobimit/ As oligarkët rusë s’do paguanin 6 mln dollarë për të hequr ‘njollën’!

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka reaguar sërish për kontratën e lobimit të PD në SHBA, me një shifër marramendëse prej 6 milionë dollarë të cilat duhet...

Lajme të tjera

Web TV