Lorenc Vangjeli zbulon për herë të parë, francezët i morën Porschen një ish-kryeministri shqiptar, ishte e një personazhi të botës së krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të folur rreth kriminalitetit në vend, dhe jo vetëm, ish-prokurori i njohur Eugen Beci ishte sot përballë gazetarëve Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë që ky i fundit tregoi një detaj nga operacionet që Shqipëria ka bërë në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare.

Në ‘Kontrast’ për Report TV, Vangjeli tha se më tepër se një vit më parë një ish-kryeministër shqiptar është detyruar të zbresë nga automjeti Porsche Cayene që ngiste, pasi automjeti kërkohej me çdo kush nga autoritetet franceze.

“Në një hetim me autoritetet franceze, u kërkua sekuestrimi i një makine tepër luksoze. Dhe për shkak të kërkesës së autoriteteve franceze, nga timoni i saj zbriti një ish-kryeministër. Që do të thotë se një ish-kryeministër i Shqipërisë përdortë një automjet të ardhur nga bota e krimit. Makina u sekuestrua dhe u dërgua në Francë për llogari të autoriteteve” – tha Vangjeli duke zbuluar për herë të parë një episod të panjohur.
Ky rrëfim u konfirmua edhe nga ish-prokurori Beci. Ai shtoi në ‘Kontrast’ se përveç automjetit në fjalë, personit të ndaluar iu sekuestruan dhe një sërë pronash.

“Jo vetëm makina, por edhe disa apartamente dhe asete në Vlorë. Makina ishte e një shtetasi shqiptar që ishte emigrant në Francë dhe kishte aktivitet kriminal dhe tregtar atje. Por më interesante ishte që me autoritetet franceze krijuam një marrëdhënie të ngushtë dhe ata ndërhynë që çdo lloj aseti që do t’u bllokohej këtyre elementëve do t’i kalonte Shqipërisë si një lloj ndihme financiare për autoritetet shqiptare” – tha Beci.

Të fundit

“Po punon me njerëz të dyshimtë në Shqipëri”, LaCivita sulmohet nga njerëzit afër Trump

Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një debat të ashpër mes Chris LaCivita, këshilltari i punësuar nga Sali...

Kush përfiton nga marrëveshja e pensioneve me Italinë?

Senati italian ka miratuar me 129 vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen për njohjen e pensioneve me Shqipërinë, duke e bërë atë më në...

‘Edhe 2 muaj për tu ndarë me narkoshtetin’/ Meta nga qelia: PD do sjell fitore

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të...

“Humba ndjenjat dhe…”, çfarë i ndodhi G-Banit gjatë fluturimit për në Londër?

Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, G-Bani, ka ndarë një përvojë të vështirë gjatë fluturimit të tij drejt Londrës, pasi mori lajmin se babai...

Ratifikimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë, reagon Rama: Ia dolëm!

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një arritje miratimin e marrëveshjes në Senatin italian, e cila garanton përfitimin e pensioneve për emigrantët shqiptarë...

Lajme të tjera

Web TV