E fundit/ Ulen infektimet, rriten viktimat nga COVID-19 në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ulen lehtë infektimet me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. 361 qytetarë kanë rezultuar me COVID nga 2,478 testime të kryera. Kurse viktimat nga COVID janë rritur krahasuar me një ditë më parë. Betejën me COVID e kanë humbur shtatë qytetarë.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 61 vjeç, tre qytetarë nga Tirana 68-77 vjeç, një qytetar nga Elbasani 71 vjeç, një qytetar nga Kuçova 76 vjeç, një qytetar nga Korça 79 vjeç”, raporton ministria.

361 qytetarë kanë rezultuar pozitivë në këto bashki: 144 në Tiranë, 25 në Sarandë, 17 në Vlorë, 16 në Berat, 14 në Fier, 13 në Elbasan, 9 në Shkodër, Lushnje, 7 në Durrës, Delvinë, Korçë, 6 në Kamëz, Gjirokastër, 5 në Rroskovec, Mallakastër, Këlcyrë, Tepelenë, 4 në Krujë, Patos, Himarë, Memaliaj, 3 në Lezhë, Mirditë, Kavajë, Skrapar, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Tropojë, Kurbin, Vorë, Libohovë, Devoll, Peqin, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Selenivë, Konispol, Dropull, Pogradec, Poliçan, Cërrik, Gramsh, Librazhd.

Në të gjithë vendin janë 6,806 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 92 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,090 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259,065 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.
Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, raporton ministria.

Lexo edhe :  Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Statistika (16 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 361
Të shëruar në 24 orë 1,090
Të shtruar në spitale 92
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,478

Testime totale 1,719,796
Raste pozitive 269,301
Raste të shëruara 259,065
Raste Aktive 6,806
Humbje jete 3,430

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,301
Fier 982
Gjirokastër 439
Vlorë 601
Elbasan 560
Berat 491
Shkodër 423
Lezhë 348
Durrës 243
Korçë 196
Kukës 179
Dibër 43

Të fundit

Tritol për borxhe, policia zbardh ngjarjen në Rrugën e Durrësit, pranga 46-vjeçarit

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 18 korrik ku u vendos lëndë plasëse në një lokal...

Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe...

Patrik Modiano, kur kujtesa shërben si letërsi dhe heshtja si stil

30 korrik 1945 - Dita e lindjes së shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në rrugët e Parisit, si në një fantashkencë, ka hije që ecin më ngadalë...

Rama ndan pamjet nga ura e re e Bahçallëkut/ I jep qendrës së veriut një hyrje dinjitoze

Punimet për zgjerimin e rrugës dhe urën e re të Bahçallëkut në hyrje të Shkodrës po avancojnë me ritme të shpejta. Ky projekt infrastrukturor, që...

Uria në Gaza, figura publike izraelite bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

Një grup figurash publike izraelite të profilit të lartë, përfshirë akademikë, artistë dhe intelektualë publikë, kanë bërë thirrje për vendosjen e “sanksioneve shkatërruese” nga...

Lajme të tjera

Web TV