Inter është mundur në shtëpi ndaj Liverpoolit me rezultatin 0-2. Pjesa e parë ka qenë me disa raste ku Inter pati një mundësi të artë me Calhanoglu, ku ky i fundit goditi traversën.
Në pjesën e dytë Inter ka futur ‘në kllapa’ Liverpoolin duke e vënë gjatë gjithë kohës në vështirësi. Por në minutën e 75-të, Firmino shënoi golin e parë në këtë ndeshje me kokë.
Nuk kaluan shumë, dhe në të 83-tën, Salah dyfishon shifrat pas një rrëmuje në mbrojtjen zikaltër. Zikaltërit luajtën shumë mirë, si të barabartë me anglezët por këta të fundit fituan me anë të eksperiencës së tyre në këtë turnament.
Bayerni i Niegelsman pas humbjes turpëruese ndaj Bochum, nuk shkoimë shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Salzburg në ndeshjen e parë të 1/16 të Champions.
Salzburg befasoi gjermanët kur kaloi në avantazh me Adamu në minutën e 21′, por Coman ishte ai që shpëtoi nga humbja skuadrën e tij me golin e realuzuar në minutën e 90′.