Mbretëresha e Britanisë uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë: Uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R. Në urimin e saj, Mbretëresha e Anglisë, theksoi se shpreson që dy shtetet të kenë periudha më të mira në të ardhmen.

“Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ndërkaq Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka pohuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.

Të fundit

Çfarë nuk e konsumojmë kurrë me stomakun bosh

Shumë prej nesh zgjohen në mëngjes dhe kanë një rutinë të bazuar kryesisht në nxitimin tonë për të shkuar...

Një ditë opozita me qira për Arben Ahmetajn

Nga Mero Baze Me qindra njerëz të varfër të shtunën do merren nga rrethet me furgona dhe autobuza plus 20 mijë lekë të vjetra për...

Kosova duhet të tregojë me votë mirënjohjen ndaj SHBA

Nga Kreshnik Spahiu Sapo lexova një pyetsor me fëmijët shqiptar në diasporë. Ndër ato ishte Pyetja: “Kush e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë ditën e...

“Reforma në drejtësi, sfiduese”/ Rama: Është mjaft e duartrokitur

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp në Madrid, foli për reformën në drejtësi në vendin tonë. Rama tha se Reforma në Drejtësi ka...

Shqipëria për herë të parë në Wine Paris 2025: Verërat në skenën ndërkombëtare

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Wine Paris & Vinexpo Paris, një nga panairet më prestigjioze ndërkombëtare për industrinë e...

Lajme të tjera

Web TV