Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken patën një takim për 45 minuta dhe sipas Ramës është diskutuar për situatën në rajon, reformat në Shqipëri, por edhe për krizën Rusi-Ukrainë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Rama u ndal edhe në problemin e korrupsionit, duke u shprehur se qëkur ka nisur reforma në drejtësi ishte i qartë se kushdo që ka shkelur ligjin, qoftë edhe ministra të tij duhet të përballen me pasojat.
Në qendër të diskutimeve mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Sekretarit Blinken ishte situata në rajon, por edhe reformat në Shqipëri. Ndërsa sa i takon rolit që Shqipëria do të luajë në Këshillin e Sigurimit në OKB, Rama u shpreh se me SHBA do të adersojne disa çështje të caktuara. “Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në KS, me rajonin me ecurinë e reformave në Shqipëri dhe në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s. Sipas tij, ky është një proces i njohur në traditën e Këshillit të Sigurimit ku dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo ceshtje dosje të caktuara, SHBA na e propozoi ne këtë bashkim dhe ne e pranuan këtë me kënaqësi, kjo na jep mundësi që në KS të luajmë një rol të vecantë. Në intervistën për VOA Rama është pyetur edhe për dy çështtje kryesore siç është hetimi për inceneratorët, korrupsioni në nivele të larta qeveritare, por edhe situata brenda kampit opozitar.
Në Shqipëri po kryhen dy hetime paralele, 1 për inceneratorët dhe një tjetër nga SPAK. Pse në Shqipëri disa vendime që janë bërë në kundërshtim me ligjin nuk parandalohen dhe të kapen nga strukturat. Si shpjegohet se në asnjë hallkë nuk janë vënë re shkelje, por janë dhënë kontratat që mendohet se është një nga aferat e mëdha?
Unë nuk futem te ata që mendoj kështu. Besoj se janë gjëra të ndara. Një proces që është kurorëzuar me vepra që janë në shërbim të vendit, komuniteteve, shëndetit dhe mjedisit. Paralelisht me të veprime të dyshuara individësh të caktuar që mbeten në suazën e përgjegjësisë individuale. Jemi në kushtet komode ku Prokuroria Speciale po heton. I takon atyre të evidentojnë faktet lidhur në hetim dhe prova. Nuk shoh shqetësim për të vërtetën. Përderisa kjo po hetohet e vërteta do të dalë deri në fund. Unë jam i vendimit që këto janë gjëra të rëndësishme për shëndetin dhe mjedisin.
Ne po diskutojmë për shkeljet…
Rama: Do i verifikojë prokuroria. Është rast fatlum që gjithçka thuhet futet në filtrin e një organi të specializuar. Nuk jam i shqetësuar se do të dalin ministra, ish-ministra apo kushdo qoftë, sepse për këtë e kemi bërë reformën. Kur e kemi thënë që reforma bëhet për një drejtësi të drejt dhe nga ana tjetër përgjegjësia për rolin e cfarëdolloqoftë në jetën publike është përgjegjësi individuale e besoj. Nëse ka njerëz që kanë ngjyer dorën në një proces që është bërë për t’i shërbyer vendit dhe për një Shqipëri më të pastër, sigurisht ata duhet të marrin ndëshkimin e merituar, sepse e kanë bërë pas shpinës së një force qeverisëse që është këtu për shqiptarët e jo për veten e vet.
Shqipëria ka bërë pak përparime në luftën ndaj korrupsionit. Pse është kaq e vështirë?
Unë kam mësuar me eksperiencën të mos i marrë të mirëqenë këto indekse. Korrupsioni është një sfidë sepse nuk kemi një shtet modern e të mirëorganizuar. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda.
Cili është ndikimi i gjendjes së opozitës tani në administratën e vendit dhe qeverisjen?
Ne nuk kemi pasur opozitë prej vitesh. Ajo ka qenë opozitë muskujsh dhe jo mendjesh. Ajo është një përçarje e madhe që reflektohet në një ndarje të madhe edhe në popull edhe tek njerëzit duke shkatërruar premisat e një opozitarizmi fitues, europian dhe duke dëmtuar vendin. Por ne nuk mund të ndryshojmë gjësendi. Është një pengmarrje spektakolare e opozitës që janë tragji-komikë. Njëri i shpallur non grata nga SHBA, dhe tjetri një humbës serial që flet sikur ka zbuluar Amrikën por është peng i vetvetes. Janë dy personazhe pa asnjë legjitimitet.
A mund të bëheni më autoritar?
Nuk kemi pasur opozitë racioale dhe të arsyeshme. Ndoshta mbaj mend një natë, por asnjë ditë. Prandaj ne po rrisim kapacitetin për të ndërvepruar me qytetarët brenda dhe jashtë saj. Jemi në procesin e Këshillimit Kombëtar për disa vendime të qeverisë për të cilat ne kemi dilemat tona. Opozita është vetëm për përçarje jashtë rugës së arsyes ndërkohë që politika kërkon në radhë të parë arsyen.
Si i shikoni ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, çfarë mendoni ju se duhet korrigjuar tani?
Mendoj se duhet të ketë më pak njësi vendore
Opozita kërkon të jenë më shumë..
Komisioni është aty për t’i diskutuar të gjitha këto dhe për të bërë më të mirën për vendit, jo për të futur kunja me njëri-tjetrin.
Pra jeni me mendje të hapur që edhe mund të shtohen njësitë vendore…
Unë jam gjithnjë me mendje të hapur.
A pritet të ndryshojë diçka në kodin zgjedhor këtë herë?
Ne mund të bëjmë çdo ndryshim, por reforma zgjedhore nuk të jep fitoren në tavolinë, se fitoren e merr në popull te vota.
Cilat janë pritshmëritë tuaja nga zgjedhjet e pjesshme vendore?
Ne kemi respektuar një proces që është tejet i vonuar pas një shkelje permanente të Kushtetutës i cili mori peng këto komunitetet për arsyet dhe mosarsyet e tij. Tani jemi në një fazë përfundimtare me 6 kandidatë të cilët ofrojnë ofertat e tyre. këto janë zgjedhje vendore dhe politike. Përballë kemi dy forca që nxjerrin kunja me njëri-tjetrin, kush jam unë e kush je ti, po janë aty ku janë për shkak të dy frymëzuese të tyre, që janë pengje të së shkuarës që të dy. Por u takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre. Kush do të dojë të ecë përpara me gjithë sinergjinë që kërkon për drejtimin e bashkive do t’i japë votën kandidatëve tanë, kush do që të bëjë politikë për t’i shërbyer një pengu apo një tjetri, do ta lënë qytetin pa shërbimin e duhur, pa ndriçimin e duhur.Marrë me shkurtime nga VOA