Barcelona dhe Napoli kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Europa League që u zhvillua në Camp Nou. Bleugranët ishin më dominues, por italianët shënuan të parët. Zielinski i dha epërsinë Napolit në minutën e 29-të. Në fraksionin e dytë, tentativat për të realizuar u kompletuan me golin e barazimit të skuadrës vendase. Një goditje të Adama Traores në zonë, Juan Jesus e preku me dorë. Fillimisht, gjyqtari e vazhdoi lojën, por më pas, pas konsultimit të VAR-it, akordoi penallti.
Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Ferran Torres, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 59-të. Blaugranët e dominuan lojën në vazhdim duke krijuar rast pas rasti, sidomos pas inkuadrimit të Ousmane Dembele, por ndeshja ishte vulosur në barazim 1-1. Rezultati i barabartë lë gjithçka hapur dhe fituesi ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Stadio Diego Armando Maradona.
Ndeshjet e tjera:
ZENIT-BETIS 2-3
25′ Dzhyba, 28′ Malkom / 8’ Rodriguez, 18′ Uillian Zhoze, 41′ Guardado
BORUSIA DORTMUND-RANGERS 2-4
51‘ Bellingem, 82′ Guerreiro / 38′ (p) Tavernier, 41′ , 54′ Morelos, 49’ Lundstram
SHERIF-BRAGA 2-0
43′ (p) Thill, 83′ Traore