“Jeni vëllezër siamezë”, Balla-Berishës: Përballu për 21 janarit, urdhrin e dhe ti, apo ministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në fjalën e tij ka akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha se gjatë qëndrimit të tij në postin e kreut të qeverisë nuk ka bërë asnjë investim për zonën që ai përfaqëso.

Balla ndër të tjera në fjalën e tij është shprehur se ai dhe Basha janë vëllezër siamezë dhe të përfshirë në çdo aferë korruptive sëbashku.

Sipas tij Berisha duhet të dalë dhe të përballet me të gjithë në lidhje me urdhrin që u dha me 21 janar ku humbën jetën 4 qytetarë të thjeshtë.

Qëndrove 30 vite në politikë dhe nuk vendose një pllakë në Bajram Curr, të ftoj të shkojmë në Tropojë dhe të shikosh sesi Bajram Curri është tërësisht i ndryshuar nga ai që ne kemi gjetur në 2019. Secili prej nesh para se të flasë për pjesët e tjera të Shqipërisë duhet që flasë për zonën nga vjen. Nuk do të mbahesh mend për ndryshimet për mirë në atë zonë por do të mbahesh mend për dhënien e sa më shumë lejeve për hidrocentrale. Duhet ta shpallje Alpet e Shqipërisë park kombëtar por e kishe mendjen

Ti dhe Luli jeni vëllezër siamezë, pasi në të gjithë horlliqet e keni emrin tonë. Afera korruptive e Rrugës së Kombit ku Basha në këtë foltore ka thënë se janë zbatuar ligjet britanike, por është fakt se në atë kontratë nuk u zbatua asnjë paragraf i legjislacionit të prokurimit publik në Shqipëri. Basha me përkrahjen tënde i shpëtoi drejtësisë.

21 janari është një tjetër aferë publike, ka një urdhër nga Lulzim Basha se urdhërin për vrasjen e 4 njerëzve e ke dhënë ti. Dil këtu dhe përballu e bëre ti apo ministri i Brendshëm”, ka thënë Balla.

Ndër të tjera Balla ka theksuar se ai kryeministrit Rama i vjen te fund barku i kalit të Skendërbeut dhe se nuk mund të krahasohet me të, i cili nuk mbron askënd që është nën hetim.

Lexo edhe :  Mesazhi i befasishëm, Endrit Shabani nuk i lexon lajmet e ditës

“Kryeministrit Rama ti i vjen te fund barku i kalit të Skënderbeut dhe askush tjetër nga ju që keni drejtuar vendin nuk e arrini dot, ai nuk ka marrë në mbrojtje askënd që është në hetim nga policia. Bëhu dhe ti burrë dhe hajde”, është shprehur ndër të tjera ai.

Të fundit

Kalaja e Himarës, thesar i trashëgimisë kulturore

Mëngjeset në Kalanë e Himarës, ofrojnë pamje mahnitëse, që rikujtojnë pasurinë historike dhe natyrore që mbart ky vend i...

Iu zbulua lidhja, Cabot e martuar në një prej familjeve më të pasura të Bostonit

Kristin Cabot, drejtuese e departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë teknologjike Astronomer, është në qendër të një skandali publik pas një videoje virale nga...

Shlyerja e faturave të papaguara, OSHEE miraton paketë të re për t’i paguar me këste

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka miratuar një paketë të re aktmarrëveshjesh që lehtësojnë pagesën me këste të faturave të pashlyera të energjisë...

“Miliona euro dëm Shqipërisë”/ “Bankers” kërcënon me arbitrazh ndërkombëtar

Me anë të një deklarate për mediat, kompania “Bankers Petroleum” ka reaguar zyrtarisht për hetimet e prokurorisë ndaj drejtuesve të kësaj kompanie, të cilët...

“Të japim të dy dorëheqjen”/ Lapaj sfidon Shabanin

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me përplasjen mes...

Lajme të tjera

Web TV