Shkarkimi i Metës/ Rama: Kushtetuesja të vendosë nderin në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Qeverisë Edi Rama, në një konferencë të veçantë shtypi nga Uashingtoni, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që në lidhje me çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit, të vendosë për të rikthyer në vend nderin e nëpërkëmbur të kushtetutës. Ndërsa për rivalin Basha u shpreh se ai do i qëndrojë besnik humbjes së radhës.

 Kryeministri Edi Rama ka organizuar një konferencë shtypi me gazetarët shqiptare që ndodhen atje për të raportuar takimet e qeverisë shqiptare. Edhe pse atje janë për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA vëmendja mbetet tëk aktualiteti politik në vend. Gjykata Kushtetuese ka edhe dissa ditë kohë për të marrë vednimin nëse Presidenti Ilir Meta do të vazhdojë deri në përfundim të mandatit apo do e ndërpresë atë me shkarkim nga gjykata. Kur u pyet Rama se a ka ndonjë telepati se si do të jetë fati i mikut të dikurshëm dhe armikut të sotëm ai tha se: “Nuk janë telepatira, por analiza që nuk janë të vështira për t’u bërë kur ndjek me kujdes dinamikën. Duke qenë se Ilir Meta është në gjykim me gjykatën kushtetuese, s’do të doja të hyja në këtë grackë që ma ngrite me buzëqeshjeje. Është koha që të flasë gjykata kushtetuese që të vendoset në vend nderin e nëpëkëmbur të Kushtetutës”, tha Rama.

Non grata e Berishës

Kryeministri Edi Rama i pyetur për shpalljen non grata te ish kryeministrit Sali Berisha, tha se vendimi i SHBA: “është meritë 100% e Berishës. SHBA thjesht e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij për të gjitha ato për të cilat ata e kanë shpallur non grata. Të thuash që qeveria e shba mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre do të thotë të akuzosh SHBA se janë një shtet pa dinjitet seriozitet e integritet e që kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve. Kjo është dicka jashtë realitetit. Këto janë vendime që kanë lidhje me faktorë të jashtëm, nëse SHBA do loboheshin e influencoheshin kaq kollaj do ishin prej vitesh peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, por kjo s’ka ndodhur e ska si të ndodhë, është e gjitha një farsë për të ardhur keq, për të ardhur keq për ata që besojnë në marrëzira të tilla”. I pyetur nëse gjithë vëmendja e qeverisë amerikane është në maksimum për gjeostrategji apo meritën personale të tij, kryeministri Edi Rama ju përgjigje se: “Suksesi është fjalë e madhe nuk e di çdomethënë vizitë e sukseshme se vizitat e këtij niveli janë të parapërgatitura e s’ka surpriza mund të ketë të pasukseshme. Mua nuk më ka ndodhur deri më sot. Ne kemi arritur atë që kemi dashur kur jemi nisur qoftë me organizimin e djeshëm në Nju Jork, qoftë takimi me Serketari e Shteti me të cilin diskutuam temat e paracaktuara që kishim pasur që janë gjithë temat e bashkëpunimit tonë me SHBA. Ne e kemi ditur në këto vite të ndërtojme mbi bazën e mërparshme të cojmë politikën e jashtme në nivel tjetër, jo nuk është merita ime personale merita e të gjithëve që bashkë me mua kontribuan në këtë përpjekje që në arenën ndërkombëtare ta vendosim Shqiperine në një pozicion komplet tjetër”, tha kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama bëri me dije se Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit në BE nëse nuk realizohet mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare as pas presidencës franceze. Rama tha se nuk ka kuptim që Shqipëria të presë në pafundësi që Bullgaria të lirojë “pengun”, Maqedoninë  e Veriut, në një kohë kur i ka kryer detyrat. “Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do realizohet hapja e konferencës, është pakuptim që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vet. Kjo mund të vazhdoj ë pa fund dhe është e padrejtë për Shqipërinë që i ka kryer të gjitha detyrat tashmë”, tha Rama.

Të fundit

Primaret në qarkun e Durrësit/ Floriana Garo: Një super manifestim demokracie!

Floriana Garo, ka publikuar foto nga procesi i primareve në qarkun e Durrësit, qark ku është edhe vetë kandidate. Në...

Brenda 139 minutave që përmbysën aleancën SHBA-Ukrainë

Kuzhinierët e Shtëpisë së Bardhë ishin në punë në West Wing të premten duke shtruar pjatat, kur zhurma e zërave të ngritur filloi të...

Rikthehen emocionet e Kombëtares, 12 ndeshje për ekipet kuqezi gjatë muajit mars

Muaji mars rikthen emocionet për tifozët kuqezi. 12 ndeshje janë të programuara për të gjitha ekipet kombëtare, duke nisur nga Kombëtarja A dhe tek...

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Lajme të tjera

Web TV