Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e kaluar për Presidentin e Republikës Ilir Meta, e cila hodhi poshtë vendimin e parlamentit për shkarkimin.
Ambasada e SHBA deklaron se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet.
“??️ | Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi, përfshi një gjyqësor profesional, të pavarur, si institucion thelbësor për të garantuar shtetin ligjor, si dhe ndarjen dhe balancimin e pushteteve”, deklaron ambasada e SHBA.
