Shkarkimi i Ilir Metës/ Si e parashikoi Lorenc Vangjeli tre vite më parë dhe nxori blof Mark Markun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Lorenc Vangjeli kishte parashikuar të gjithë procesin për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjatë një debati me ish-deputetin demokrat Mark Marku në emisionin ‘Opinion’ rreth tre vite më parë Vangjeli është shprehur se shkarkimit të Presidentit, Ilir Meta nuk do ti shkohej deri në fund duke nxjerr kështu blof edhe Mark Markun i cili i quajti argumentat e Vangjelit, idiotizma.

Analisti Vangjeli theksoi se Ramës i intereson politikisht që të ketë në betejë, krah opozitës një tjetër ‘kalorës’ si Meta.

Pjesë nga debati:

Ndërsa për Markun, kjo është një idiotizëm.

Lorenc Vangjeli: Unë mendoj se njeriu më i painteresuar për shkarkimin me komisionin parlamentar të Presidentit të Republikës, është kryeministri Edi Rama. I interesuar që të ndodhë kjo gjë është Lulzim Basha. Shtohet edhe një argument tjetër i luftës politike, shtohet edhe një kalorës tjetër në opozitë. E njëjta histori me zonjës Kryemadhi, zotin Berisha, i vetmi të cilit nuk i intereson është Edi Rama.

Mark Marku: Atëherë pse po e bën, se është paradoksale?

Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do t’i shkojë deri në fund.

Blendi Fevziu: Mendon se nuk do t’i shkojë deri në fund, e bën për presion politik.

Mark Marku: I vetmi që nuk do, dhe ai po bën procesin, jo se nuk ka sens.

Lorenc Vangjeli: Ok, nuk ka sens për ty Mark.

Mark Marku: Nuk ka sens në përgjithësi mo. Ai është i poshtër, por jo idiot.

Lorenc Vangjeli: O Mark, nuk e kupton dot mo Mark, ça të të them unë tani.

Mark Marku: Nuk e kuptoj Lenc. Kur thua ti që i vetmi person që nuk i intereson është Rama, i cili ka nis procedurën për ta shkarku atë… Unë se kuptoj realisht, idiotizma të tilla nuk i kuptoj unë.

Lexo edhe :  Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, ndalohet shoferi

Lorenc Vangjeli: O Mark, mua mos më fol si Kadri Hazbiu dhe mos më fol me logjiken e Hazmi Kasës ë.

Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.

Blendi Fevziu: Mos e personalizoni.

Lorenc Vangjeli: Kaq, Kaq…

Mark Marku: Idiotizma të tillë nuk i kuptoj.

Lorenc Vangjeli: Kaq po të them. Unë jam mësuar që nuk i ndjek qentë që më kafshojnë.

Mark Marku: Po le more tashi…

Lorenc Vangjeli: Mos e zgjat me mua.

Mark Marku: Ore ti…

Të fundit

Rritet ndjeshëm çmimi i arit, shënohet rekordi i ri

Çmimet e arit shënuan një rekord të ri të hënën, ndërsa dollari u dobësua më tej, për shkak të...

OKB paralajmëron për mashtrime kibernetike në gjithë botën

Rrjete të gjëra kriminale kanë bërë miliarda me mashtrime përmes internetit në Azi dhe tani po i zgjerojnë operacionet e tyre në Evropë, Afrikë,...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 85.4 lekë dhe do shitet me 86.9...

E gjithë bota në zi për Papën, por ky është vendi që nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar

Ndonëse e gjithë bota është në zi për vdekjen e Papa Françeskut, ku të gjithë liderët botërore kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta...

Putin zbut tonet: Jemi të hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka sinjalizuar se është i hapur për bisedime dypalëshe me udhëheqësin ukrainas Volodymyr Zelensky për herë të parë që nga...

Lajme të tjera

Web TV