Zgjedhjet e 6 marsit/ Balla në Lushnje: Na ka ardhur radha ne ta qeverisim këtë qytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të premte një takim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes, në kuadër të zgjedhjeve të 6 marsit.

Gjatë fjalës së ti Balla, ndërsa iu drejtua të rinjve theksoi se të rinjtë duhet të pyesin vetën se çfarë kontributi mund të japin sot në këtë qytet.

Më tej ai theksoi se këto zgjedhje të cilat konsiderohen të pjesshme janë një moment i rëndësishëm për të gjithë Shqipërinë, dhe për Lushnjen.

“Patronazhistët tanë do t’i garantojnë PS dhe Lushnjes dhe 6 mars një super fitore të shkëlqyer kandidates tonë Eriseldës. Ju falënderoj të gjithëve ju që keni ardhur me flamurin kombëtar, kur dje kishim një ditë të shënuar të Kombit shqiptar. Dje kishim pavarësinë e Kosovës, ku unë nga Lushnja dua ti shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që dhanë jetën për pavarësinë e Kosovë. këtu nga Lushnja sepse Lushnja ka meritë të veçantë në historinë e Shqipërinë , pasi këtu në Lushnje në 1920 u hodhën themelet për shtetin shqiptar. ishte Lushnja ajo që ngriti qeverinë, parlamentin dhe këto vlera janë themeli mbi të cilën ne duhet të punojmë. Këto zgjedhje që konsiderohen të pjesshme janë një moment me rënësi për Shqipërinë, sepse në fushën kanë zbritur tri ekipe. Ekipi kombëtar i PS, dhe dy ekipe të kategorisë së tretë, njëri që kapiteni i tyre çohet në 12 pas dreke, dhe ekipi tjetër drejtohet nga një person i cili në 30 vite nuk mbahet mend të ketë bërë një gjë të mirë për Shqipërinë. Një non-grata që prej momentit që SHBA konfirmoi akuzat, ky person kërkon të vijë në Lushnje…dhe bën thirrje për të mbledhur vota për t’i përdorur mish për top kundër SHBA. A do të lejojnë të rinjtë që vota e tyre të përdoret kundër SHBA. A do të pranojnë të rinjtë Bashën…por ne zgjoheni herët, dhe në Lushnje kemi shumë nevojë për punë…Punët më mirë këtu mund t’i bëjë Eriselda, tha Balla, ndërsa shtoi: Na ka ardhur radha ne ta qeverisim Lushnjen. Fitoren këtu në Lushnje a e duam të thellë. Siç fituam me Beratin, në futboll.

Të fundit

Rama: Në fund të dekadës, Shqipëria të mos përdorë cash

Qeveria Shqiptare synon që në fund të dekadës, vendi ynë të mos përdorë para cash, por transaksionet financiare të...

23-vjeçari shqiptar sherr me asistenten e fluturimit, avioni bën ulje emergjente (Emri)

Një aeroplan që fluturonte nga Omaha për në Detroit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte...

Polici hero shpëton shoferin që po pësonte atak kardiak

Një ngjarje dramatike është regjistruar në Joplin, Misuri të Amerikës, ku një polic shpëtoi jetën e një drejtuesi që po pësonte atak kardiak në...

I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

Një 47-vjeçare nga Kolonja ka kallëzuar në Polici stafin mjekësor të klinikës ku kishte kryer analizat bashkëshorti i saj, i cili i ndërroi jetë...

Tatimet “furnizojnë” arkën e shtetit me miliarda euro, ja sa shkojnë shifrat

Të ardhurat në buxhetin e shtetit rezultojnë të jenë rritur me 7% në pjesën e parë të vitit. Sipas bilancit, nga janari deri në qershor...

Lajme të tjera

Web TV