Inceneratori i Fierit “zbarkon” në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve vijoi edhe dje me marrjen e dëshmive të administratorëve të kompanive. Çfarë deklaruan për trajtimin e mbetjeve në Fier dhe pagesat për investimet.

Për gati një javë Kuvendi është “djegur” nga debatet të forta, shprehje të forta emocionale, lot e deri tek burrat që pranojnë se diçka ka ndodhur. Përveçse po bëhet një “hetim” nga komisioni hetimor në Parlament për inceneratorët, edhe SPAK po vepron duke thirrur persona të cilët kanë gisht në ngritjen e Inceneratorëve në tre qytete, Elbasan, Tiranë dhe Fier. Edhe ditën e djeshme në komisonin hetimor sipas PD janë zbuluar një skandal i ri për aferën e inceneratorëve. Administratori i inceneratorit të Fierit, Loran Dusha, në dëshminë e tij dhënë online pranoi se kompania e tij kishte marrë 23 milionë euro paradhënie nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë që puna nuk është kryer. Kryetarja e komisionit insistoi për të pyetur se për çfarë janë përdorur këto para. Kur Tabaku tha se: “23 milionë euro Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nënkontraktim të kompanive të Klodian Zotos”, Dusha tha se: “Më duhet ta konfirmoj”. Më tej Tabaku tha se: “Çfarë pune ka kryer kompania që ka marr paradhënie deri në vitin 2019 që ju keni qënë administrator dhe nuk është ndërtuar”. Po ashtu Dusha tha se: “Kompania Integrated Serves është kompania nënkontraktore për kryerjen e shërbimeve civile dhe ndërtim. Madje 23 milionë euro paradhënie janë marrë nga një kompani që pranohet nga vetë administratori që është e palicensuar”. Kur ai u pyet nëse është e licensuar kompania e tij, ai tha se Kompania Integrated është krijuar për zbatimin e këtij projekti. “Edhe pse Buxheti i Shtetit financon inceneratorin e Fierit, administratori Luan Dusha pranoi se është marr kredi për pagat e punonjësve gjatë periudhës së pandemisë”, tha ai. Po ashtu Dusha gjatë seancëns dëgjimore pranoi se janë marrë 69 mln lekë vetëm për pagat. Tabaku shtroi një pyetje tjetër në lidhje me mënyrën e pagesës. “Po pra po pagat ju i paguani me të vetme të ardhura nga Buxheti i Shtetit që ju nuk i keni ndaluar për asnjë ditë. Për çfarë duhej shtesë garancia sovrane?”, tha Tabaku, ndërsa Dusha tha “Në periudhën e pandemisë ka pasur vonesa në pagesa”. Por këtë Tabaku e ka kundërshtuar. “Asnjë vonesë nuk ka pasur për koncesionarin e Fierit për pagesa i kam një më një të gjitha pagesat”, tha Tabaku. Për të dhënë dëshminë e saj ishte edhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Energjisë për të cilën kryetarja e komisionit e pyeti se përse janë kryer 20 milionë euro shpenzime për punime të pakryera. “Në bilancin e 2019 nga ana e inceneratorit të Fierit është 20 milionë euro për punime të parealizuar. Keni pasur dijeni për këto shkelje të rënda?”, shtoi si pyetje Tabaku, ndërsa sekretarja tha: “Ne jemi struktura që përcjell bilancin pranë Ministrisë së Financave për të bërë këtë lloj auditi. Nuk futemi në detaje të autidit, që është i përfunduar, të mbyllura, të certifikuara nga ekspertë kontabël”. Ndryshe nga dëshmitarët e mëparshëm ish-perfaqesuesi i Bashkisë Fier në Komisionin e vlerësimit të ofertave, Florian Muçaj, i thirrur në komision refuzoi t’i përgjigjet pyetjeve të opozitës, pasi sipas tij, dëshminë e ka dhënë para organeve të drejtësisë. Po ashtu Florian Muçaj nuk dha shumë shpjegime pasi tha se ka dhënë llogari para SPAK. “Çdo gjë në lidhje me këtë çështje, për të cilën unë kam dhënë dëshmi para SPAK-ut, nuk do të kthej asnjë përgjigje në këtë komision”, tha ai. Në komisionin hetimor nuk u paraqit Administratorja e inceneratorit të Tiranës, Ariola Kodra, ku ishte thirrur sërish këtë të premte për paraqitur dokumentet e kërkuara shtesë. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, paralajmëroi marrjen me polici nëse ajo nuk vjen.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV