Nano nënshkruan marrëveshje me biznesin privat: Përpiqem t’u krijoj kushtet punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryepolici Gledis Nano ka nënshkruar një marrëveshje me një biznes privat, në interes të punonjësve të Policisë së Shtetit për të bërë vizita okulistike falas. Mësohet se biznesi në Tiranë, ka ofruar çmim të reduktuar për syzet optike.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Gledis Nano ka theksuar se që në momentin e marrjes së detyrës, krahas përmbushjes së saj, ai është përpjekur për t’u krijuar kushte sa më të favorshme pune punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nano ka falënderuar administratorin e biznesit për mbështetjen e dhënë, gjest që tregon vlerësim, besim dhe partneritet me Policinë, e cila është në shërbim të qytetarëve, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt për komunitetin dhe biznesin e ndershëm që operon në vendin tonë.

Nano ka theksuar se kjo marrëveshje nuk është e fundit, pasi priten të tjera marrëveshje me biznese, për shërbime të ndryshme që lehtësojë dhe përmirësojë kushtet e punës, ekonominë dhe shëndetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Nano dhe administratori i optikës kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit, e cila parashikon që përveç vizitave falas, punonjësit e Policisë së Shtetit përfitojnë 30% ulje në rast se blejnë syze optike apo syze dielli, ndërsa familjarët e Dëshmorëve të Policisë përfitojnë 50% ulje për këto blerje.

Të fundit

I gjendet kokainë në makinë, policia italiane arreston 21-vjeçarin shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme...

Zhegrova publikon mesazhet me kryeministrin Rama: “Faleminderit!”

Pak më parë, u konfirmuar se Edon Zhegrova nga sot e tutje është një shtetas shqiptar. Me miratimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë,...

Flamurtari-Bylis ndryshon destinacion! Arsyeja: vlonjatët pa stadium

Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të...

Lapaj e ngatërron Ramën me Pilinçin

Ardit Rada Në politikën shqiptare ka gjithmonë vend për një lajm të madh që nuk është lajm. Për një histori që thuhet me zë të...

Gonxhja: 26.5 mln euro të kursyera nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi se, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) në 16 muaj, Operatori i Blerjeve të Përqendruara...

Lajme të tjera

Web TV