“Protesta të fuqishme në mbarë vendin”/ Spiropali i përgjigjet Berishës: Ka hallin e vet, do përfundojë si me 8 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Punet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar zhvillimet brenda kampit blu.

Spiropali u shpreh se në këto zgjedhje PS nuk i druhet askujt teksa shpreson se PD do ta kalojë shpejt atë që ajo e konsideron fazën e adoleshencës politike.

Ndërkohë lidhur me protestat ë ish-kryeministri Berisha paralajmëron, Spiropali i ka konsideruar si protesta për hallin e tij por që sipas saj do të përfundojmë si me 8 janar me 1 mijë veta.

Puna e tyre është beteja e tyre. Çdo opozitë ë botë kur ka zgjedhje vrapon për të treguar që është shumicë ndërsa tani opozita është fshehur. Basha si një turist tranzit ndërsa Berisha po i përdor këto zgjedhje si një varre për të përfunduar atë që nuk e përfundoi me 8 janar. Jam e sigurte që do të votojnë kandidatët e tyre.

Objektivat e zgjedhjeve

Nuk ka parti, sado e vogël e e rrënuar që nuk hyn për të fituar, por sondazhet i dëshmojnë qartë fituesit.

Filtër për përzgjedhjen e kandiatëve?

Ligji i dekriminalizimit e bën të qartë pasojat nëse dikush fsheh diçka. Kjo nuk diskutohet.

Përballje, Shtepia e Lirise apo Partia Demokratike?

Ne nuk druhemi. I druhemi vetëm faktit që një opozitë e thërrmuar që i shërben interesave të dy njerëzve është jo e vlefshme. Një opozitë e fortë një mazhorancë e fortë është e mirë për vendin. Nuk është e lehtë të qeverisësh në një vend ku çdo dy vite ke molotovë, protesta, braktisje. Uroj që kjo fazë e adoleshencës politke të mbarojë e të kuptojmë që cilësia e debatit politik të jetë dakortësia. Kjo i shërben vendit e shumicës.

Protestat e Berishës

Protesta për hall të tij. Protesta për hall të tij nuk do ketë ndjekës. Si me 8 janar ku përfundoi me 1 mijë njerëz që u detyruan të largohen./Balkanweb.

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV