U gjet i pajetë në banesë disa ditë pasi ishte shpallur i zhdukur, ushtaraku në Vlorë është vrarë me…

46-vjeçari që u gjet sot i pajetë në banesën e tij në Vlorë, është vrarë! Ngjarja ndodhi në lagjen ‘24 Maji’. Mësohet se shtetasi Altin Alikaj u gjet nga nëna e tij, ndërkohë që ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt.

Nga këqyrja e trupit të viktimës, mësohet se ka një plagë në kokë, të shkaktuar nga goditja e një sëpate. Burimet flasin për një plan të frikshëm. Dyshohet se është ulur automati i dritave dhe janë helmuar edhe qentë e komshinjve për të mos bërë zhurmë.

Ka qenë pikërisht nëna e tij e cila sinjalizoi policinë për zhdukjen e djalit, pasi prej ditësh ai nuk i dilte në telefon.

Duke qenë se ajo ndodhej në Greqi, e moshuara kishte udhëtuar drejt Vlorës, dhe kur kishte mbërritur në banesën e të birit, e kishte gjetur atë të pajetë. Viktima mësohet se ka qenë ushtarak.