Përballë Presidentit Ilir Meta, që ishte i ftuar në ‘Kontrast’ në Report TV, analisti Lorenc Vangjeli komentoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat e saj.
Vangjeli tha se Meta është një boksier profesionist që e kanë lënë në piano të luaje muzikë klasike, ndërkohë që presidenti u ‘shkri’ së qeshuril.
“Askush nuk është në vendin e duhur në këtë histori. As Ilir Meta. Ai është një boksier profesionist që e kanë lënë në piano të luaje muzikë klasike. Është njeriu më i painteresuar për të qëndruar në Presidencë dhe mezi pret të jetë në detyrën e tij atje ku di ta bëjë atë më mirë” – tha Lorenc Vangjeli përballë Presidentit.