Fenomeni Broja, trajneri i tij i parë tregon bëmat e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të njohur aktualisht në futbollin anglez dhe ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve për golat dhe lojën e tij të jashtëzakonshme ofensive. Sinjale që duket se i ka dhënë që në moshë shumë të vogël, siç ka treguar trajneri i tij Xhon MekAtier, i cili e ka drejtuar te ekipi U-7 i Bërnham Xhuniors.

Në një intervistë për “The Athletic”, MekAtier ka treguar se talenti i veçantë i Brojës shihej që pa mbushur 7 vjeç dhe kur ishte në hapat e tij të parë në futboll. Ai ka shpjeguar se asokohe, Broja ishte mesfushor qendre dhe për ta mësuar që të mos mbante shumë topin, ia kishte bërë me detyrim që të pasonte pasi ta kishte prekur tre herë sferën. Sipas tij, kjo ishte mënyra që ky fëmijë të bënte progres, pasi kishte parë se kishte talent unik me shpërthimet e driblimet e tij.

“Gjëja më e madhe që binte në sy te Armando ishte dëshira e tij për të fituar dhe sa konkurrues ishte. Edhe në ndeshjet stërvitore, ai dëshironte të fitonte gjithmonë dhe finalizimi i tij, edhe si mesfushor qendre, ishte i pamëshirshëm.

Ishte e qartë që herët a vonë ai do të lëvizte në një standard më të lartë, ndaj ne deshëm që ta zhvillonim në mënyrën e duhur. Ai pranoi që duhej të luante me vetëm tre prekje, por nuk ishte gjithmonë i kënaqur me këtë kusht. Herë pas here, më duhej ta nxirrja nga loja për disa minuta që t’i përsëritja mesazhin”, theksoi trajneri i cili kujton se kur ishte në vështirësi, atëherë ky rregull zhdukej, siç kishte ndodhur me një ekip të fortë ndaj të cilit kishte barazuar 1-1 në pjesën e parë.
“Ata ishin zakonisht më para nesh. Ishim barazim në pushimin e ndeshjes dhe unë i thashë Armandos: ‘Shiko, vetëm dil në fushë dhe bëj atë që dëshiron të bësh dhe na e fito këtë ndeshje’. Ai dribloi tre apo katër lojtarë kundërshtarë për të prodhuar një asist dhe më pas shënoi edhe vetë dhe fitoi ndeshjen për ne”, kujton trajneri i parë i Brojës këtë histori nga fëmijëria e tij./panorama sport

Të fundit

“Duam rrugë”, banorët e disa fshatrave të Selenicës ngrihen në protestë

Banorët e disa fshatrave që i përkasin bashkisë se Selenicës pjesë e qarkut Vlorë janë ngritur mëngjesin e kësaj...

4 gusht 1991: Ukraina shpall pavarësinë e nga Bashkimi Sovjetik

Më 24 gusht 1991, në valën e ndryshimeve të mëdha politike që tronditën Evropën Lindore dhe të nxitur nga dështimi i grushtit të shtetit...

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nga Kreshnik Spahiu Piloti i avionit njoftoi uljen drejt aeroportit të Tiranës dhe të gjithë pasagjerët lidhën rripat e sigurimit. Ishte një ditë me diell...

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të rindezë ndriçimin publik dhe dekorimet...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Lajme të tjera

Web TV