Një grua me origjinë kaukaziane me banim në SHBA është personi i tretë në botë që shërohet nga HIV. Pacientja, e cila bëri një transplant të qelizave staminale për t’u trajtuar për një formë leuçemie, është femra e parë që kalon në remision të plotë nga infeksioni; dhe është pikërisht historiku i racave të përziera që i ka drejtuar mjekët drejt një terapie të bazuar në qelizat e kordonit kërthizor të një dhuruesi dhe jo – siç ka ndodhur deri tani – në ato të palcës së kockave.
Pasi u diagnostikua me HIV në 2013, pacientja, identiteti i të cilës nuk dihet, po trajtohej me terapi antiretrovirale – standardi klinik që rekomandohet tani për pothuajse të gjithë njerëzit me HIV – i cili e ka mbajtur virusin nën kontroll. Në vitin 2017, leuçemia akute mieloide, një kancer gjaku që sulmon qelizat e palcës së eshtrave, e detyroi gruan t’i nënshtrohej një transplanti.
Nëse ajo do të kishte qenë e bardhë, pacientja do të kishte më shumë gjasa të gjente një palcë të përputhshme në regjistrin e dhuruesve, kryesisht kaukazian. Kështu, mjekët nga Rrjeti Ndërkombëtar i provave klinike të AIDS-it në IMPAACT iu drejtuan një burimi tjetër të qelizave staminale për të ripopulluar palcën e kockave me qeliza të shëndetshme: një kordon kërthizor. Në fakt, gjaku i kordonit nuk kërkon që dhuruesi dhe marrësi i një transplanti të kenë profile imunologjike të mbivendosura në mënyrë perfekte, edhe nga pikëpamja etnike.
Qelizat burimore të kordonit (të afta të diferencohen dhe të specializohen në një nga llojet e shumta të qelizave në trupin e njeriut) janë përdorur prej kohësh në transplantime për të trajtuar kancerin e gjakut, megjithatë ato duhen javë përpara se të shartohen dhe formohet një popullatë e madhe e qelizave të bardha të gjakut në palcën e kockave: një rrezik i madh për ata me infeksion kronik HIV. Për këtë arsye, gruaja merrte edhe transfuzione gjaku periodike nga një i afërm i përputhshëm, një lloj “ure” për të lejuar që transplanti të ishte i suksesshëm.
Ajo funksionoi: 37 muaj pas transplantimit, pacientja ndërpreu terapitë antiretrovirale dhe 14 muaj pas ndalimit ajo ishte e lirë nga virusi – në gjakun e saj nuk ka asnjë gjurmë HIV ose antitrupa kundër tij. Rasti klinik, i cili ende nuk është përshkruar në një revistë shkencore, u prezantua gjatë edicionit të vitit 2022 të Konferencës për Retroviruset dhe Infeksionet Oportuniste (CROI) .
SI ISHTE E MUNDUR KJO? Qelizat e kordonit kërthizor të donatorëve mbanin dy kopje të gjeneve me mutacionin CCR5 delta-32 në ADN-në e tyre, të cilat ndryshojnë shprehjen e receptorit (porta e qelizave) që HIV zakonisht përdor për të infektuar. Në praktikë, qasja në virus është e bllokuar. Dhe meqenëse pas tre muajsh nga transplanti, qelizat e bardha të gjakut të pacientes tani ishin të përftuara tërësisht nga ato të dhuruesit, dhe për këtë arsye kishin mutacionin mbrojtës.