Testi anti-drogë në policinë e shtetit/ 45 efektivë rezultojnë pozitivë, përjashtohet një prej tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e shtetit vijon nismën për testimin e policëve të dyshuar si përdorues droge. Deri më tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë.  Megjithëse ka një numër të lartë testimesh numri i atyre që dalin pozitiv është i ulët. Shpesh herë janë ngritur problematike nëse testet janë të sigurt dhe e japim rezultatin të saktë.

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Është përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike.

Njoftimi:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të masave parandaluese për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim rritjen e standardeve dhe integritetit personal të tyre, nga data 15.11.2021, ka vijuar me ekzaminimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët gjatë karrierës dyshohen për përdorimin e lëndëve narkotike.

Sikurse është bërë e ditur, ekzaminimi filloi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet laboratorit mjekësor “Intermedica” në Tiranë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për kryerjen e tij, pa asnjë kosto për punonjësit dhe për Policinë e Shtetit.

Deri tani janë ekzaminuar 1736 punonjës policie, kryesisht nga sektorë dhe mosha me risk, nga të cilët 45 kanë rezultuar të dyshuar pozitivë. 

Për këtë kategori po kryhen hetime administrative nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Ēshtë përjashtuar nga Policia e Shtetit, 1 punonjës policie, duke analizuar edhe rrethanat e tjera të cilat vërtetojnë shkeljen e rëndë disiplinore.

Në vijim të hetimit administrativ, për kategorinë e të dyshuarve pozitivë, do të zhvillohet një test i dytë, për t’u siguruar nëse janë përdorues të lëndëve narkotike. 

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të luftuar krimin, në veçanti krimin e organizuar, duke krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, si dhe për të larguar nga radhët e saj çdo punonjës policie që abuzon me detyrën dhe me ligjin.

Në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, sjellje të pahijshme apo abuzim me detyrën nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

Të fundit

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19,...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Lajme të tjera

Web TV