Shefi i NATO-s: Një moment i rëndë për sigurinë e Evropës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një deklaratë për mediat tha se “Tani kemi luftë në Evropë të një përmasash dhe të një lloji që menduam se i përkiste historisë”.

Ai thotë se sapo ka përfunduar një takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe një listë e gjatë vendesh kanë rënë dakord të zhvillojnë konsultime urgjente.

“Ky është një moment i rëndë për sigurinë e Evropës,” thotë ai.

Sulmi “i pajustifikuar dhe i paprovokuar” i Rusisë ndaj Ukrainës po vë në rrezik jetë të panumërta të pafajshëm, thotë sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Jens Stoltenberg thotë se Rusia ka nisur sulme ajrore dhe raketore, forcat tokësore dhe forcat speciale nga shumë drejtime duke synuar infrastrukturën ushtarake të Ukrainës dhe qendrat kryesore urbane.

“Ky është një pushtim i qëllimshëm, gjakftohtë dhe i planifikuar prej kohësh,” thotë ai. Liderët e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi të plotë për veprimet e tyre të pamatura dhe jetët e humbura, shtoi ai.

Të fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Vendi ynë edhe sot do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut...

Sigurimet, investim, jo “gjobë”

Nga Shpëtim Luku Landin kisha shumë kohë pa e takuar. Aq kohë, sa ajo ishte e mjaftueshme që secili prej nesh të shikonte tek njëri...

Akuzat për korrupsion, gjykata zviceriane liron Sepp Blatterin dhe Michel Platinin

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe legjenda e futbollit francez, Michel Platini, u liruan nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë zvicerane të martën,...

Vota e diasporës, gazetarja plas skandalin: Emigrantëve ju ka shkuar zarfi me 700 euro

Gazetarja Juela Meçani tha në studion e 'Quo Vadis', se shumë politikanë janë duke korruptuar emigrantët, në kuadër të votës së diasporës Meçani tregoi se...

Gripi i shpendëve në Shqipëri rriti me 5 lekë çmimin e vezëve

Influenca aviare, H5N1 po ndikon negativisht në tregun e vezëve, tashmë ky produkt tek fermerët kushton prej ditës së sotme kushton 5 lekë më...

Lajme të tjera

Web TV