Zbulimi i NASA-s në Mars që i la pa fjalë shkencëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roveri “Perseverance” ka kaluar mbi katër vjet në Mars që nga ulja e tij më 18 shkurt 2021. Misioni i tij kryesor është eksplorimi i kraterit Jezero, ku ka mbledhur mostra të ndryshme shkëmbore për studime të mëtejshme në Tokë.

Gjatë eksplorimit, ai ka zbuluar shkëmbinj që tregojnë shenja të kontaktit me ujin në të kaluarën, duke mbështetur kërkimet për shenja të mundshme të jetës. Së fundmi, Perseverance ka bërë një zbulim të çuditshëm që ka habitur shkencëtarët e NASA-s: një shkëmb misterioz i përbërë nga qindra sfera të vogla me ngjyrë gri të errët. Origjina e këtij formacioni mbetet ende e panjohur.

Mostra u gjet në zonën Broom Point, në shpatet e Witch Hazel Hill, në buzë të kraterit Jezero. Shkencëtarët vunë re një shkëmb të pazakontë, ndryshe nga mjedisi përreth. E quajtur St. Pauls Bay, kjo shkëmbinj është klasifikuar si një “shkëmb lundrues”, që do të thotë se nuk është në vendin e tij origjinal.

Ky nuk është rasti i parë i gjetjes së formacioneve të tilla në Mars. Në vitin 2004, roveri Opportunity zbuloi “boronica marsiane” në rajonin Meridiani Planum. Edhe vetë Perseverance ka hasur më parë struktura të ngjashme në shkëmbinjtë sedimentarë të kraterit Jezero. Megjithatë, mënyrat e formimit të këtyre sferave mund të jenë të ndryshme dhe të japin informacione të rëndësishme mbi historinë gjeologjike të Marsit./e.t

Të fundit

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

Lajme të tjera

Web TV