Komediani që u bë President falë popullaritetit/ Kush është aktori që sot po sfidon Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volodymyr Zelensky është në fazën më të trazuar të Presidencës së tij. Ai po drejton punët e Ukrainës teksa Rusia ka nisur një sulm të gjithanshëm në territorin e tij.

Ai hyn tek ata njerëz që u bë President vetëm në bazë të popullaritetit të tij, si aktor komedian. 44-vjeçari nuk ka ndonjë eksperiencë paraprake në çështjet e ruajtjes së kufirit, ndryshe nga paraardhësit e tij.

Tani, ai po përballet me perspektivën e një lufte me Rusinë, e cila ka një nga ushtritë më të mëdha në botë.

Një humorist i lindur

I lindur në qytetin qendror të Kryvyi Rih nga prindër hebrenj, Volodymyr Zelensky, u diplomua në Universitetin e Ekonomisë në Kiev. Megjithatë, komedia ishte pasioni i tij. Kur ishte i ri, merrte pjesë rregullisht në shfaqje komedie në televizionet ruse.

Në vitin 2003, ai bashkëthemeloi një kompani të suksesshme të emëruar sipas ekipit të tij komedian “Kvartal 95”.

Deri në mesin e viteve 2010, karriera e tij në televizion dhe filma, ishte fokusi i tij kryesor.

Shërbëtor i popullit

Viti 2014 shënoi një pikë kthese, jo vetëm për karrierën e Zelenskit, por edhe për Ukrainën. Në atë vit, presidenti pro-rus i Ukrainës, Viktor Janukoviç, u rrëzua pas muajsh protestash. Rusia më vonë pushtoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në lindje në një luftë kundër Ukrainës që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Një vit më pas, filmi “Shërbëtori i Popullit”, e bëri Zelensky-n personazhin më të famshëm në Ukrainë. 44-vjeçari portretizoi një personazh të quajtur Vasiliy Goloborodko, një mësues shkolle i cili u bë President i vendit pasi nxënësit filmuan fjalimet e tij kundër korrupsionit.

Kjo video u bë hit i madh në Ukrainë dhe bëri jehonë në të gjithë vendin.

Lexo edhe :  Analizë nga BBC: A do të kushtojnë më shtrenjtë iPhone-t për shkak të tarifave të Trump?

Rruga drejt Presidencës

Zelensky vendosi t’i hynte rrugës së politikës në vitin 2019. Ai vendosi të përballet me Presidentin dhe biznesmenin e atëhershëm Petro Poroshenko në zgjedhjet presidenciale.

Sipas BBC, Zelensky shmangu diskutimin e çështjeve serioze gjatë fushatës së tij zgjedhore dhe u mbështet në postimin e videove komike në mediat sociale si pjesë e planit të tij.

Pavarësisht gjithë kësaj, ai arriti të fitonte mbi ukrainasit me sharmin e tij dhe mundi Petro Poroshenkon në balotazh duke fituar më shumë se 70 për qind të votave.

Tani, ai po përballet me Vladimir Putin, një politikan me përvojë dhe ish-spiun i KGB-së.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Zelensky u zotua të luftojë kundër Rusisë dhe siguroi qytetarët e tij se ata ishin të përgatitur për të shmangur çdo lloj agresioni.

Të fundit

Edhe vaji i ullirit mund të skadojë, ja si ta kuptoni kur është koha për ta hedhur

Vaji i ullirit është një përbërës kryesor i kuzhinës mesdhetare dhe është një element kryesor në çdo shtëpi, por...

Trump po e shtyn botën drejt recesionit

Trump po e shtyn botën drejt recesionit Duke mësuar mësimet e vitit 2008, ne ende mund ta parandalojmë atë. Siç zbulova atëherë, problemet globale kanë...

Më 21 prill Gjermania do të më dëbojë, për qëndrimin ndaj Palestinës

Katër prej nesh kemi marrë letra nga shteti që na thonë të largohemi ose të largohemi. Ky është një ilustrim i tmerrshëm i lëvizjes...

Olta Boka: Më ka marrë malli të udhëtoj njëherë vetëm me bashkëshortin

Intervistat e Olta Bokës janë të rralla, edhe pse në rrjetet sociale ajo është mjaft aktive me këshillat e saj. Këngëtarja është një nënë...

Misteri i vrasjes së Ilaria Sulës, anëtarë të tjerë të familjes Mark Samson nën hetim

Jo vetëm nëna e babai, por edhe të afërm të tjerë të Mark Antony Samson dyshohet se e kanë ndihmuar 23-vjeçarin të fshehë trupin...

Lajme të tjera

Web TV