Rusia ka ndërtuar krematoriume të lëvizshme për të asgjësuar trupat e ushtarëve të vrarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar një video ku shihet një kamion brenda të cilit është ndërtuar një krematorium për djegien e trupave të ushtarëve të vrarë. Sipas zyrtarëve britanikë, Kremlini mund t’i përdorë këta kamionë për të fshehur numrin real të viktimave në luftë. “Nëse do të isha ushtar dhe do ta dija që gjeneralët e mi kishin aq pak besim tek unë, sa të më ndiqnin nëpër fushëbetejë me një krematorium të lëvizshëm, si mënyrë e qeverisë për të mbuluar humbjet, do të isha thellësisht i shqetësuar”- tha Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace.

“Është rrëqethëse mënyra sesi rusët i shohin forcat e tyre”- tha ai, teksa komentoi pamjet e postuara për herë të parë në vitin 2013. Sipas Wallace, përdorimi i këtyre krematoriumeve ndoshta mund të na thotë gjithçka që duhet të dimë për regjimin rus. Ditën e sotme presidenti rus Vladimir Putin i shpalli luftë Ukrainës dhe filloi menjëherë të lëshonte raketa.

Shpërthimet tronditën Kievin, kryeqytetin e vendit me 3 milionë banorë, dhe tymi i zi pushtoi selinë e Iinteligjencës Ushtarake të Ukrainës. Gjithashtu disa helikopterë sulmuan një aeroport afër Kievit. Deri më tani raportohen mbi 50 viktima. “Rusët sulmuan pabesisht shtetin tonë në mëngjes, siç bëri Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore. Që sot, vendet tona janë në anë të ndryshme të historisë botërore”- shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Të fundit

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV