Çfarë mbeti nga paradokset e një komisioni për mbetjet?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Padyshim java që po lemë pas ishte intensive për aktualitetin politik shqiptar. Orët e gjata, disa herë edhe pas mesnate në komisionin e inceneratorëve dhe dëshmitë e të thirrurve shkaktuan shumë reagime. Për herë të parë dëshmitarët për inceneratorët ishin të gjithë pothuajse zyrtarë të rangut të lartë. Nga Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, Kryetari i Bashkisë të Tiranës Erion Veliaj e deri tek Kryeministri Edi Rama dhanë dëshmitë e tyre përpara komisionit hetimor.Ndërkohë që komisionet hetimore parlamentare duhet të përbëhen nga individë me formim të lidhur me fushën e hetimit, të mirëpërgatitur e të qartë, ky komision as drejtohej e as përbëhej nga të tillë. Nga ana tjetër, për sa kohë këto komisione janë parlamentare, është normale që të ketë ndikime politike, por kurrësesi të shkallës që edhe pyetjet të vijnë të gatshme nga gazetarë dhe analistë të pozicionuar politikisht siç edhe në rastin konkret u pa qartë nga mesazhet private të publikuara pak ditë më parë. Kjo është krejtësisht joprofesionale, joetike dhe jokorrekte. Për më tepër, duhet pranuar se hetimet dhe qëndrimet politike, nuk duhet të ecin në të njëjtin drejtim në komisione të tilla.

Konkretisht, problemet u dyfishuan ditën kur para komisionit u paraqit Kryeministri Edi Rama. Komisioni u shndërrua në një arenë qesharake replikash dhe karshillëqesh midis Kryeministrit dhe Kryetares të Komisionit e cila diskutonte krejtësisht e papërgatitur, me fjali të keqformuluara dhe gjatë gjithë kohës nuk e dëgjonte kryeministrin për të kuptuar por për ta kundërshtuar. Përballë saj qëndronte z.Rama i cili e humbi jo pak herë kontrollin duke rënë pre e provokimeve amatoreske të kolegëve demokratë, të cilët ende nuk kanë kuptuar se interpretimet personale dhe sulmet politike duhet të qëndrojnë jashtë dyerve të çdo komisioni hetimor. Debati mori shpejt përmasa të papranueshme, nuk munguan ironitë dhe tonet e larta. Televizionet transmetuan 10 orë hidheprit me protagonistë një kryeministër që përdorte deri edhe fjalë të pahijshme dhe disa deputetë që shpeshherë devijonin nga çështja për të cilën ishin aty të pranishëm.

Lexo edhe :  Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Komisioni nxorri në pah edhe se shumë dëshmitarë ishin të mirëkoordinuar me njëri tjetrin në përgjigjet e tyre, përgjigje identike këto përsa i përket takimeve apo njohjes së tyre me Klodian Zoton, Stela Gugallën dhe Mirel Mërtirin. Më tepër sesa rastësi, mos duket kjo një organizim i mirë i tyre për të dalë të pastër nga kjo histori, fundi i së cilës mund të jetë i hidhur edhe për të tjerë zyrtarë të lartë?

E palogjikshme më duket që një hetim që duhet të kryhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri, njëkohësisht hetohet dhe nga parlamenti shqiptar, paksa paradoksale kjo kur janë po politikanë shqiptarë palët që janë përfshirë në këtë histori. Histori e cila përfshin funksionarë në “amnezi” të plotë që çuditërisht nuk mbajnë mend asgjë, miliona euro që kanë shkuar në drejtim të paditur, tre shtetas të shpallur në kërkim dhe punime fantazmë inceneratorësh.

Të fundit

Përmbytje shkatërruese/ Vendi ‘mbërthehet’ nga stuhitë, mbi 100 persona të zhdukur

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në distriktin Uttarkashi, pasi u përmbytën rrugë dhe ndërtesa, shkruan BBC. Më shumë...

Pamje apokaliptike nga Franca! Zjarret përpijnë një zonë sa Parisi

Në Francë zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në jug të vendit. "Një zonë me madhësinë e Parisit është në flakë", thanë autoritetet. Pamjet janë gati...

NATO miraton dërgimin e armëve, Rusia bombardon kampin ukrainas

NATO ka filluar koordinimin e dërgesave të rregullta të armëve në Ukrainë, pasi Holanda tha se do të ofrojë pajisje të mbrojtjes ajrore, municione...

Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë në pesë vitet e fundit,...

Vlorë, apartamenti përfshihet nga flakët

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën pranë rrugës “Transballkanike” në Vlorë. Nga informacionet e para mësohet se zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV