Legalizimi i kanabistit/ Rama: Do sillte rritje ekonomike, por duhet të mendohemi dy herë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka komentuar një ndër pyetjet më të diskutuara të Këshillimit Kombëtar, atë  për legalizimin kanabisit.

Rama, nga Dibra ku po zhvillon një takim informues me qytetarët theksoi se legalizimi i kanabisit do bëhej vetëm për arsye farmaceutike, ndërsa shtoi se do të rriste të ardhurat në ekonomi. Megjithatë, ai tha se duhet të mendohemi dy herë, duke pasur parasysh historikun e kësaj lënde narkotike.

Rama zbuloi se ka pasur shqetësim dhe nga ndërkombëtarët për këtë çështje, duke shtuar se ata e kanë të lehtë të thonë mos e bëni sepse nuk e njohin mitë ekonominë shqiptare.

“Legalizimi i kanabisit mjekësor, pra jo për përdorim nga të gjithë, por si lëndë bazë për farmaceutikën, po tregon që ka të ardhura të rëndësishme në ekonomi. Krijon punësim, krijon një zë të ri në eksport dhe patjetër krijon më shumë të ardhura. Por duke pasur parasysh historikun, duke pasur parasysh dhe shumëçka tjetër që unë dhe ju e dimë, duhet të mendohemi dy herë para se ta marrim këtë vendim, ndaj e kemi ndarë me qytetarët.

Kur vjen puna tek partnerët ata janë prapë skeptikë për këtë. Jo se e kanë gabim arsyetimin, por ata nuk jetojnë këtu. Jetojnë, por nuk janë të lidhur me buxhetin tonë dhe për ta është më kollaj më mirë se t’i hymë një dhimbje koke, më mirë mos e bëni fare”, deklaroi Rama.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV